Jeta e Shën Minait
Shën Minai lindi në Egjypt nga mezi i shekullit të 3-të.Prindërit e tij ishin paganë dhe ambienti
në të cilin u rrit shenjtori ishte i tillë.
Megjithatë këto rrethana nuk arritën ta ashpërsojnë zemrën e tij.Kur erdhi momenti që dëgjoi fjalën e Perëndisë,
Minai i cili ishte akoma adoleshent,e pranoi atë me gëzim dhe u bë i krishterë.
Pas disa vitesh Minai hyri në rradhët e kalorësve të ushtrisë romake.Bindja dhe burrëria që e karakterizonte,
bëri që të fitoj respektin dhe nderimet e ushtarakëve.
Megjithëse kishin kaluar tre shekuj pas ardhjes së Krishtit,njerëzit akoma nuk dëshironin të pranonin mesazhin e Ngjalljes. Perandorët romak filluan përsëri përndjekjet ndaj të krishterëve, përndjekje të cilat zgjatën
nga viti 303 deri në vitin 301 pas Krishtit.Dhioklitiani dhe Maksimianoi urdhëruan përndjekjet ndaj vathës së Krishtit.Ushtarët romak filluan të arrestonin dhe të torturonin të krishterët,duke i detyruar ata të adhuronin idhujt.Ky ishte një moment delikat në të cilin Shën Minai u thirr për të mohuar apo pohuar Krishtin.Besimi i tij tek Zoti Jesu Krisht triumfoi mbi bindjet e idhujtarëve!
Duke mos duruar dot më torturat që ushtarët u bënin të krishterëve,hodhi përtokë rripin ushtarak duke hequr kështu dorë nga detyrat e tij ushtarake dhe u largua në një mal ngjitur.Filloi të jetoj atje si një asket,me lutje,kreshëm dhe agripni.Preferoi të shoqërohet me kafshët e egra sesa me paganët e egërsuar.Jeta asketike dhe qetësia shpirtërore ndezën në zemrën e tij dëshirën e martirizimit.
Kështu në moshën 50 vjecare,pas një vegimi hzyjnor u nis drejt qytetit duke ditur se kishte ardhur ora e martirizimit.
Ditën kur paganët ishin mbledhur për të festuar në nderim të idhujve,Shën Minai doli në mes tyre dhe pohoi Jesu Krishtin si Perëndi të vetme të vërtetë.Ushtarët e arrestuan dhe e cuan përpara komandantit Pirro.Shën Minai u prezantua përpara tij duke përmendur prejardhjen dhe pozicionin ushtarak të cilin kishte pasur dhe pohoi përsëri me guxim besimin e tij tek Krishti.E futën në burg dhe mëngjesin e ditës tjetër,pas festës kushtuar idhujve e nxorrën përsëri përpara komandantit i cili e akuzoi se ka sharë perënditë duke qënë edhe ai prezent dhe ka braktisur ushtrinë.
Shenjtori i pranoi akuzat pa asnjë kundërshtim.Komandanti Pirro duke marrë parasysh moshën dhe aftësitë e tij,u përpoq me fjalë dhe me premtime por më pas edhe me kërcënime ta largoj nga besimi te Krishti.E rrahën me kamzhik,e varën në pemë dhe i rropën trupin deri sa filluan ti dukeshin organet e brendshme.Vazhduan me tortura të tjera akoma dhe më të tmerrshme por Shën Minai i duronte ato me trimëri duke zbatuar fjalët e ungjillit * edhe mos kini frikë nga ata që vrasin trupin,po shpirtin smund ta vrasin.*(Mth.10,28).
Gjatë torturave disa nga ushtarët mundoheshin ta bindnin që tu falej idhujve dhe Perëndia duke e parë se po vuante,do e justifikonte.Shenjti i kundërshtoi në mënyrë kategorike dhe iu përgjigj se ofron edhe veten e tij flijim te Krishti i cili i jep forcën të duroj gjithshka.
Komandanti admiroi qendrueshmërinë dhe urtësinë e përgjigjeve të tij dhe e pyeti si është e mundur që një ushtarak si ai mundet të përgjigjet me kaq urtësi! Shenjtori iu përgjigj se këtë afësi ia dhuron martirëve të tij Krishti,sic i ka premtuar:*edhe kur tju sjellin ju nëpër sinagogat e nëpër kryesitë e pushtetet,mos mendoni si ose qysh të mbroheni ose çtë thoni.Sepse Fryma e Shenjtë do tju mësoj se çduhet të thoni*.(Llk.12:11-12).
Pasi dëgjoi këto fjalë,i komandanti tanimë pa asnjë shpresë për tiu falur martiri idhujve,urdhëroi ti presin kokën.Duke shkuar për në vendin e ekzekutimit,Shën Minai kërkoi nga disa të krishterë që e ndiqnin pas ti çojnë heshtrat e tij në Egjypt.
Në 11 Nëntor të vitit 304,dorrëzoi shpirtin e tij në duart e Shpëtimtarit Jesu Krisht martiri i Kishës sonë Shën Minai.
Paganët e hodhën trupin e tij në zjarr.Të krishterët që e ndoqën pas, shpëtuan çfarë mundën nga trupi i tij që digjej dhe e çuan dhe e varrosën në Egjypt duke plotësuar kështu dëshirën e shenjtorit.
Përkthyer nga N.Ikonomi