/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Jeta e Shën Vasilit të Madh

Jeta e Shën Vasilit të Madh

  Jeta e Shën Vasilit të Madh

 

Shën Vasili, i njohur si Shën Vasili i madh i Qesarise,ishte At i kishes,episkop i Qesarise,një nga teologet me të mëdhenj të shekullit të 4, si dhe një ndër Tre Hierarket të cilet quhen dhe mbrojtes të arsimit.
Lindi ne Neoqesari ne  vitin 330 nga prinderit e shenjte Vasili dhe Emili.Gjyshi, babai i nenes se tij  vdiq si një martir i krishtere.
Shen Vasili kishte tete vëllezër e motra disa prej të cileve ishin:Shën Grigori Nisis, Navkrati i cili u be asket dhe shenjt cudiberes,Shën Makrina dhe Petro episkop i Sebastise.

Mesimet e para i morri nga babai i tij. Vazhdoi studimet ne Qesari te Kapadhokise,ne Stamboll dhe ne Athine ku dhe u njojt dhe studioi se bashku me Shën Grigor Teologun por dhe njëkohësisht me Julianioin i cili me vone ishte një perndjekes i betuar i te krishtereve.
Studioi gjeometri,astronomi,filozofi,mjekesi,retorike dhe gramatike.
 Ne vere të vitit  356 pas Krishtit Shën Vasili u kthye ne Qesari dhe vazhdoi të punoj atje si mesues retorik.Ne vitin 358,i ndikuar nga vdekja e të vellait Navkrati por edhe nga vullneti i motres se tij Makrina,pagezohet dhe vendos të beje një jete asketike.Pas pagezimit të tij dhuroi një pjese të madhe të pasurise tek të varferit .Ne vjeshte të ketij viti nis një udhetim drejt lindjes ,ne Egjypt ne Palestine ,Siri dhe Mesopotami duke u njohur keshtu nga afër me qendrat e asketizmit atje. Pas ketij udhetimi vendosi të jetoj jetën murgjerore.Ndau keshtu  edhe pjesen tjetër të pasurise se tij tek të varferit dhe u largua ne një vreshte per të jetuar si murg.Duke bere një jete të virtytshme fama e tij u perhap shpejt ne gjithë Kapadhokine.Keshtu mitropoliti i Qesarise Efsevio e dorezon ate prift ne vitin 364 duke plotesuar keshtu vullnetin Hyjnor por njëkohësisht edhe dëshirën e gjithë besimtareve.
Dhe 6 vjet me  vone pasi mitropoliti Efsevio nderron jete Shën Vasili behet episkop.Gjate kesaj periudhe perballet me veshtiresi të mëdha duke qëne se perandori Uali detyronte njerëzit të beheshin perkrahes të Arianizmit .Komunikonte dhe keshillohej me Shën Thanasin Patriarkun e Aleksandrise dhe Papen e Romes Dhamaso.

Jeta e Shën Vasilit të MadhShën Vasili ndihmonte  dhe perkrahte gjithmon të munduarit , të varferit të uriturit dhe të semuret  pa dallim gjinie,kombesie dhe feje. Ndertoi keshtu një kompleks i cili permbante spital , jetimore,azile dhe dhoma per të strehuar të varferit dhe të huajt.Te gjitha sherbimet u ofroheshin njerëzve që kishin nevoj  dhurate.Mitropolia e Shën Vasilit ishte   shembull per mitropolite e tjera por dhe vetë Shën Vasili ishte mesim  tek të pasurit se si të disponojne pasurise e tyre me një mënyrë të krishtere.
Shën Vasili dorezon shpirtin e tij tek Perëndia me 1 Janar të vitit 379 ne moshen 49 vjecare.
Vdekja e tij mbulon me zi jo vetëm Kapadhokine por dhe vendet e krishtere  të Lindjes.

Shën Vasili përveç veprave të tij të mëdha shkruajti dhe Meshen Hyjnore që mbahet 10 herë ne vit.Me date 1 Janar kur kremtohet dhe kujtimi i tij,pese të djelat e para të periudhes se Kreshmes se Madhe,një dite para Krishtlindjeve dhe para festes se Ujit të Bekuar ,të enjten e madhe si dhe të shtunen e madhe .

Perleshorja e Shën Vasilit të Madh
Ne tere dhene doli fama jote, se ajo ka pritur fjalën tende,kur perhape dogmat e perendishme ,madheshtove natyrën e gjerave,riformove zakonet e njerëzve ,Shën Vasili Kryeprift,Ate Oshenar lutju Zotit Krisht Perëndi të shpetohen shpirtet tona.

 

 
Jeta e Shën Vasilit të Madh