/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Joan Përdëllimtari

Joan Përdëllimtari

Joan Përdëllimtari

 

Shën Joan Përdëllimtari lindi në Amathunda të Qipros.Jetoi në vitet e mbretit Irakli,(615 pas Krishtit).
I ati i tij ishte lordi Epifanio dhe nëna e tij Evkosmia.Shën Joani u martua dhe krijoi familje.
Bashkë me të shoqen i rritën të gjashtë fëmijët që i dhuroi Perëndia si dy prindër të krishterë të devotshëm.
Por shumë shpejt gruaja bashkë me fëmijët ndërruan jetë dhe Joani ngeli i vetëm.
Duke qënë se kishte shumë pasuri,rastet për tu martuar përsëri nuk vonuan t’i jepeshin por
ai nuk i largonte duke iu përgjigjur kështu:”Mendoj se kam detyrime ndaj të gjithëve.Dhe jo thjesht e mendoj,por kam vërtet detyrime.Sepse  të krishterët  duhet të mbështesin njëri-tjetrin.Përderisa unë kam mundësinë të ndihmoj vëllezërit e mi,e kam për detyrë të jap.Për këtë punoj dhe nuk do rresht kurrë së punuari.
Pasuria ime nuk mund të jetë më e madhe se borxhet e mia.”
Joani vazhdonte të bënte  jetë  të  shndritshme dhe shëmbullore.
Ishte i denjë dhe u kurorrëzua Krzepiskop i Aleksandrisë.
Shkëlqeu dhe ndriçoi si drita në patriakanë për vite me radhë dhe bëri shumë mrekulli.
Gjithë populli por akoma edhe paganët kishin respekt të veçantë për të.  
Fjeti në paqe duke dorrëzuar frzmën e tij tek Perëndia në vitin 620.

I lumur është shpirti i tij sepse e gjithë jeta e tij ishte e mbushur me bamirësi.
Kisha jonë kemton Shën Joan Përdëllimtarin më 12 Nëntor.

 

Përkthyer nga M.Vasili

Joan Përdëllimtari