/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Martiri i madh Shën Gjergji Tropeprurës

Martiri i madh Shën Gjergji Tropeprurës

Martiri i madh Shën Gjergji Tropeprurës

 

“Si clirimtar i rrobërve dhe mbrojtës i të vobektëve

mjeku i të sëmurëve dhe përluftar i mbretërve 
Dëshmor i madh Shën Gjergji Tropeprurës 
ndërmjeto përpara Krishtit Perëndi të shpëtohen shpirtet tona”
 
Shën Gjergji lindi rreth vitit 275 pas Krishtit në Kapadhoki,nga prindër të krishterë.I ati i Shën Gjergjit u martirizua për Krishtin kur Shenjtori ishte në moshën 10 vjecare dhe nëna e tij e morri dhe shkuan të jetojnë në atdheun e saj,në Palestinë.
Në moshën 18 vjecare Shën Gjergji u rreshtua në rradhët e ushtrisë romake.Megjithëse ishte i ri në moshë,ai dallonte për aftësitë e tij dhe të gjithë e donin dhe e admironin.
Për këtë arsye morrri dhe titullin e kontit të perandorit Dhioklitian,i cili e vlerësonte shumë Shenjtorin.
Nga koha e perandorit Dhekiu e deri kur u fronëzua perandor Dhioklitiani,Kisha e Krishtere pati zhvillim të madh sepse mbizotëronte paqja.
Perandori Dhioklitiani si fillim u morr me organizimin e shtetit dhe më pas u kthye kundër të krishterëve me qëllim që të rimëkëmbë  përsëri fenë pagane.Për këtë arsye thirri në kryeqytet këshilltarë,oficerë dhe përfaqësues të shtetit.Ndërmjet tyre ndodhej dhe Shën Gjergji.U mblodhën pra të gjithë që të merrnin vendime për zhdukjen e besimit të krishterë.Të gjithë i premtuan perandorit se do bëjnë të pamundurën për zhdukjen e krishtërimit  dhe rimëkëmbjen e adhurimit të idhujve.Kur të gjithë të pranishmit ishin duke diskutuar dhe shtruar plane kundër të krishterëve ,Shën Gjergji iu drejtua duke u thënë: “Përse duhet të derdhet gjak i pafajshëm dhe përse duhet të detyrojmë të krishterët tu falen idhujve?” Vazhdoi duke pohuar se është edhe ai i krishterë dhe se beson te Krishti Perëndi.
Me fjalët e tij,shumë u acaruan dhe u përpoqën ta bindin të pendohet për ato që  tha por Shën Gjergji ishte i palëkundur në besimin e tij.
 
Torturat e Shenjtorit 
 
Menjëherë Dhioklitiani urdhëroi ta arrestojnë dhe ta fusin në burg.Të shtrirë t’i lidhin këmbët, dhe t’i vendosin një gurr të madh mbi gjoks.Ditën tjetër perandori e thirri Shën Gjergjin për ta gjykuar por Shenjtori qëndronte i palëkundur në besimin e tij.Me gjithë premtimet e perandorit,Shën Gjergji vazhdonte dhe i fliste për thesaret qiellore.Perandori u inatos nga qëndrimi i Shenjtorit dhe urdhëroi të fillonin torturat.
Sapo rrota e hekurt filloi të presë trupin e tij,një zë u dëgjua nga qielli që thoshte :
“Mos u tremb,sepse unë jam me ty”,dhe një ëngjëll e zgjidhi Shën Gjergjin nga rrota e hekurt dhe e kuroi  trupin e tij.Shën Gjergji u paraqit përsëri përpara perandorit por  ai u cudit kur pa se trupi i tij ishte  i paprekur nga torturat dhe fytyra e tij kishte pamje akoma më ëgjëllor. Asnjë nuk besoi se ai u ish nënshtruar torturave por dyshonin se dikush tjetër ka shkuar në burg në vend të tij.Kur të gjithë ishin duke menduar këto,përpara perandorit u paraqitën dy oficera,Protoleondas dhe Anatolios (kremtohen më 23 Prill),bashkë me një mijë ushtarë të cilët pohuan se edhe ata  besonin te Krishti.Dhioklitiani i egërsuar urdhëroi t’i vrasin menjëherë dhe i ekzekutuan atë moment.
Më pas urdhëroi të mbushin një gropë me gëlqere dhe me ujë , ta hedhin brënda Shën Gjergjin dhe ta lënë atje tre ditë e tre netë deri sa t’i thërmohen kockat.Pas tre ditësh kur shkuan të hapnin gropën e gjetën Shën Gjergjin në këmbë duke u lutur.Të mahnitur nga kjo cudi,populli thëriste: “Perëndia e Gjergjit është i madh”.
Dhioklitiani  kërkoi  nga Shenjtori t’i shpjegoj me cilën fuqi i bënte të gjitha këto,por Shën Gjergji iu përgjigj se të gjitha këto ndodhin me Hirin e Perëndisë dhe jo me magji apo me teknikë.
Akoma më tepër u inatos perandori nga fjalët e Shën Gjergjit dhe urdhëroi t’i vishnin këpucë të nxehta prej hekuri dhe të mbushura me gozhdë. Shën Gjergji  lutej dhe  ecte pa pasur asnjë vështirësi dhe perandori duke mos ditur më të shpjegoj se c’po ndodhte,thirri një magjistar,i quajtur Thanas,(kremtohet më 23 Prill),që të “zgjidhi magjitë që bënte” Shën Gjergji. 
Magjistar  erdhi dhe pruri me vete dy lëngje që kishte përgatitur.I pari të shkaktonte crregullime mendore ndërsa lëngu tjetër të helmonte.Perandori urdhëroi Shenjtorin  të pinte lëngun e parë.Shën  Gjergji pasi i drejtoi lutjen e tij Zotit tonë Jesu Krisht, e piu lëngun e parë pa u frikësuar dhe nuk pësoi asgjë.
Sapo pa perandori që nuk pësoi gjë,urdhëroi t’i jepnin të pijë lëngun helmues.Shën Gjergji e piu helmim por përsëri nuk pësoi asgjë.Duke ditur magjistari se sa të fortë ishin helmet që kishte përgatitur dhe duke parë Shenjtorin i cili qëndronte përpara tij pa  pësuar asgjë nga ato,i bie në gjunjë Shën Gjergjit duke i pohuar se që nga ai cast  edhe ai besonte te Perëndia e vërtetë.
Perandori i tërbuar urdhëroi ta vrisnin magjistarin.
Atë moment vjen gruaja e Dhioklitianit e cila duke parë gjithë këto cudira pranon dhe ajo se beson te Perëndia  e vërtetë,te Perëndia e Shën Gjergjit.Perandori i pashpirt urdhëroi ta fusnin në burg dhe ditën tjetër t’i prisnin kokën.Aleksandra lutej pa pushim në burg që Zoti ta merrte me paqe, që burrit të saj të mos i shtohej akoma edhe një mëkat  i rëndë.Zoti dëgjoi lutjet e saj dhe e morri shpirtin e saj në paqe,dy ditë para martirizimit të Shën Gjergjit.
 
Martirizimi i Shën Gjergjit 

Pas gjithë torturave dhe cudive,e mbyllën përsëri në burg Shën Gjergjin. Gjatë natës Shenjtori pa në ëndërr Krishtin që i thotë se do marri kurorën e martirizimit duke fituar kështu  jetën e përjetëshme.
Në mëngjes perandori dërgoi ushtarët  të sillnin Shën Gjergjin  dhe e urdhëroi të adhuronte idhujt brënda në tempull.Shën Gjergji sa hyri në tempull bëri shenjën e kryqit,ngriti  duart lart dhe urdhëroi statujën të binte .Menjëherë ajo ra dhe u bë copë-copë.Prifti pagan bashkë me popullin të  zemëruar i kërkuan mbretit vrasjen e  Shenjtorit.Dhe perandori urdhëroi t’i presin kokën.
Shërbëtori besnik i Shenjtorit,Pasikrati,morri lipsanin e Shenjtë të tij dhe të nënës së tij,Polikronia (kremtohet më 23 Prill )dhe i varrosi në Lidha të Palestinës.

Shën Gjergji,ky martir i lavdishëm është një diamant, një yll i shndritshëm,një luftëtar i ushtrisë qiellore të Zotit tonë Jesu  Krisht.

Shën Gjergji kremton më 23 Prill,por kur Pashka e Madhe bie pas datës 23 Prill,Shën Gjergji nuk kremtohet në datën 23 por një ditë  pas Pashke,të Hënën e Ndritshme.
 
Përkthyer nga A. Marini
 
 

Martiri i madh Shën Gjergji Tropeprurës