Oshënar Naumi
Oshënar Naumi ishte ndihmësi dhe bashëpuntori i vëllezërve të Shenjtë Kirilit dhe Metodit,
i cili ndihmoi në përpjekjet e përhapjes së Ungjillit te populli sllav.Në këtë mision të vështirë
ku ndeshën pengesa të mëdha,prania e Naumit ishte një ndihmë e madhe.Sepse bashkë me forcën e mësimeve të tij
vepronin dhe mrekullitë që ai bënte me Hirin e Perëndisë.
Naumi vizitoi në Romë Papën Andhrian dhe vazhdoi misionin e tij në Gjermani,ku ekzistonin shumë heretikë.
Pasi predikoi me zell edhe atje Ortodoksinë,u kthye në Bullgari.Bashkë me shumë besimtarë organizoi një
trup të brendshëm ierapostolik dhe punoi zjarrtë për përhapjen e krishtërimit me predikimet e tij.
Deri në momentet e fundit të jetës së tij u përpoq për përhapjen e së vërtetës.
Kisha jonë kremton Oshënar Naumin më 23 Dhjetor.
Përkthyer nga A.Avrami