Oshënar Porfir Kavsokaliviti
Oshënar Porfiri Kafsokaliviti lindi në 7 Shkurt të vitit 1906 në fshatin “Agios Ioanis” në Evia të Greqisë.Emri i tij në botë ishte Evangjelos Bairaktaris. Prindërit e tij,Leonidha dhe Eleni ishin njerëz besimtarë.I ati,Leonidha ishte psalt në kishën e fshatit dhe kishte njohur nga afër Shën Nektarin.
Familja e Shën Porfirit ishte familje e madhe dhe prindërit e tij të cilët merreshin me buqësi,vështirësoheshin nga ana ekonomike. Prandaj babai i tij u detyrua të shkonte në Amerikë për të punuar.Shën Porfiri ishte fëmija i katërt i familjes.Megjithëse i vogël,ndihmonte familjen duke kullotur bagëtinë dhe ndoqi vetëm klasën e parë të shkollës fillore sepse u detyrua të punonte për dy tre vjet.
Në moshën 12 vjeçare iku fshehtas në Malin e Shenjtë,me dëshirën për të imituar Shën Joan Kalivitin të cilin e donte shumë.Hiri i Perëndisë e çoi në qelinë e Shën Gjergj Kafsokalivitit nën përkujdesjen e dy murgjve (vëllezër me lidhje gjaku),Pandeleimonit dhe Ioanikios.
Evangjelos iu përkushtua me shumë dashuri dhe bindje etërve të cilët ishin tepër të rreptë.
U vesh murg në moshën 14 vjeç dhe morri emrin Nikita.Pas dy vjetësh morri gradën e lartë të murgjërisë,Megaloskimos.Pak më pas Perëndia e bekon me dhuratën e parashikimit.
Në moshën 19 vjeçare Porfiri u sëmur rëndë dhe për këtë arsye u detyrua të largohej nga Mali i Shenjtë.U kthye në Evia dhe qëndroi në manastirin e Shën Harallambit.Një vit më pas,1926 u kurorëzua prift nga Kryepiskopi i Sinas Porfiri III,i cili i dha dhe emrin Porfir.
Në moshën 22vjeç u bë at shpirtëror dhe më pas arqimandrit. Për pak kohë shërbeu si prift i parë në fshatin Cakeus të Evias.
Qëndroi në manastirin e Shën Harallambit duke shërbyer si at shpirtëror për 12 vjet dhe 3 vjet në manastirin e braktisur të Shën Nikollës,Ano Vathia.
Në vitin 1940,në prag të luftës së dytë botërore Shën Porfiri shkoi në Athinë ku shërbeu si prift por dhe si at shpirtëror në Poliklinikën e Athinës.Jetoi atje për 33 vjet por që iu dukën si një ditë,siç tregonte vetë,duke ushtruar vepra shpirtërore,duke qetësuar dhe duke lehtësuar dhimbjet dhe sëmundjet e pacientëve.
Në vitin 1955 u transferua në Kalisia,në manastirin e vogël të Shēn Nikollës.Përveç detyrave dhe veprave të tij shpirtërore,Porfiri merrej dhe me punë buqësie,duke i kushtuar gjithashtu edhe atyre kujdes të veçantë.
Në vitin 1979 shkoi për të jetuar në Melesi me ëndrën për të ngritur atje një manastir.Në fillim qëndroi në një rulotë me kushte tepër të vështira dhe më pas në një qeli të ndërtuar me blloqe betoni,gjithashtu me kushte të vështira për gjëndjen e tij shëndetsore.
Në vitin 1984 u transferua në manastirin e ri që kishte filluar të ndërtohej.Megjithëse Porfiri ishte shumë i sëmurë dhe i verbër,punonte pa ndalim dhe pa u shplodhur.Në 26 Shkurt 1990,me themelimin e Katedrales së Manastirit të Metamorfozës,arriti të shoh duke u realizuar ëndrën e tij.
Vitet e fundit të jetës së tij këtu në tokë filloi të përgatitet për fjetjen e tij.
“Tani që u plaka dëshiroj të shkoj të vdes atje lart” thoshte Shën Porfiri.
Dëshironte të kthehej në Malin e Shenjtë për të dorrëzuar atje shpirtin e tij te Zoti Jesu Krisht ashtu qetë siç edhe jetoi .
Në Qershor të vitit 1991 duke parandjerë fundin dhe duke mos dashur të varroset me nderime,u largua për në Malin e Shenjtë,në qelinë e Shën Gjergjit ku ishte bërë murg 70 vjet më parë.
Mëngjesin e 2 Dhjetorit,në orën 4:31’në të gdhirë dorëzoi shpirtin e tij te Zoti që kaq shumë e donte.
Fjalët e fundit që u dëgjuan nga Shën Porfiri ishte lutja që vazhdimisht përsëriste” që të jenë një si ne” (Jn.17:11).
Në datë 27 Nëntor 2013 Sinodi i Shenjtë nën drejtimin e Patriarkut Ikumenik Vartholomeo e renditi Porfirin së bashku me Shenjtorët.
Kisha jonë kremton Shën Porfirin në 2 Dhjetor.
Përkthyer nga M. Vasili