/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Oshënare Apolinaria !

Oshënare Apolinaria !

 

Oshënare Apolinaria !

 

Apolinaria ishte bija e Anthimit, magjistrat i fuqishëm në Romë.Bukuria dhe urtësia e saj ua kalonte shumicës së vajzave të asaj kohe. Apolinaria kishte një dashuri të “marë” për Zotin tonë Jisu Krisht dhe pas shumë pëpjekjeve arriti të marrë bekimin nga prindërit, dhe u nis për një pelegrinazh në vendet ku vuajti Zoti.

Kur arriti në Jerusalem, ajo u dha lirinë skllevërve e shërbëtorëve të shumtë të saj që e shoqëronin , shpërndau tek të varfërit paratë dhe veshjet e saj dhe u drejtua për në Egjipt, në Parajsën e asketëve, e shoqëruar vetëm nga një shërbëtor plak. Kur mbërritën pranë Aleksandrisë, u shkëput prej tyre dhe shkoi në një pyll atje afër, ku qëndroi për vite me radhë, duke bërë një jetë të rreptë asketike me tërë llojet e ushtrimeve dhe duke duruar sulmet e pandërprera të mushkonjave që infektonin nga pickimet lëkurën e saj.

Më pas shkoi në manastirin e Skithës, duke e hequr veten si murg me emrin Dhorothe. Igumeni i dha një qeli, ku e lumura të këmbëngulte në lutje, ditë e natë, pa u turbulluar nga asgjë e kësaj bote.

I ati, Anthimi, i pikëlluar thellësisht për zhdukjen e së bijës, kishte edhe një vajzë tjetër, të cilën e kishte pushtuar një demon i frikshëm. Duke mos shpresuar më në ndihmën njerëzore, ai e dërgoi pranë etërve të Skithës, që ata të luteshin për të, dhe këta ia besuan murgut Dhorothe, i cili, pas shumë lutjesh ,arriti të merrte nga Zoti çlirimin e saj nga demoni dhe e dërgoi të motrën plotësisht të shëruar në shtëpi.

Pak pas kthimit të vajzës në shtëpinë e të atit, ajo vuri re se ishte shtatzënë. Anthimi dyshoi për murgun Dhorothe dhe, pa vonuar, e thirri atë. Gëzimi i tij ishte tepër i madh kur zbuloi se ai që kishte çliruar të bijën e tij të vogël nga demoni ishte Apolinaria e tij e shtrenjtë, për të cilën ishte dëshpëruar së tepërmi. Pas disa ditësh, shenjtorja u kthye përsëri në qeli.Ajo i kërkoi familjes që ta mbante të fshehtë këtë gjë.

Dhe askush nuk e mësoi për sa kohë ajo jetonte .Sekreti i saj u zbulua nga etërit e Skithës në çastin kur ajo vdiq.

 

Kisha jonë kremton Oshënare Apolinarian më 4 Janar.

Përkthyer nga M.Vasili

 

Oshënare Apolinaria !