Oshënare Efrosina
Oshënare Efrosina jetoi në Aleksandri në vitet e perandorit Theodhosio i II (408-450 pas Krishtit).Ishte vajza e Pafnutios,një aristokrati të pasur i cili pas vdekjes të së shoqes,nënës së Efrosinës,iu përkushtuar vajzës së tij duke e rritur atë me dashuri dhe besim te Perëndia. Që në moshë të vogël Efrosina dëshironte ti përkushtohej Perëndisë por nuk arriti të bindte të atin.Kur ajo mbushi moshën 18 vjec,Pafnutio e fejoi me një djalë të ri, aristokrat dhe njeri i mirë.Por zemrën e saj e kishte pushtuar dashuria Hyjnore.Martesa dhe jeta kosmike do ishin pengesë në jetën dhe përpjekjet shpirtërore që Oshënarja dëshironte.Për këtë arsye ajo u largua nga shtëpia pak kohë para martesës,një ditë kur i ati mungonte.Preu flokët,u vesh si djalë dhe shkoi në një manastir burrash. Igumeni e pranoi në manastir.U vesh murg dhe morri emrin Smaragdhos.Që atëherë Oshënarja iu përkushtua përpjekjeve të rrepta shpirtërore.Përparoi në vështirësi dhe në përpjekje dhe arriti të kaloj gjithë murgjit e tjerë.Igumeni i dha bekimin dhe e lejoi të shkonte të jetonte si asket,diku larg manastirit.Me jetën asketike që bënte,Efrosina arriti në një shkallë të lartë shenjtërimi.Pafnutio,i cili gjithë këto vite e kërkonte me shumë dhimbje,nuk mund të gjente ngushëllim.Pas 38 vjetësh, Efrosina u sëmur rëndë dhe atëherë dëshiroi t’i shfaqej të atit.Duke ditur se shpejt do ndërronte jetë,u kthye në manastir dhe u takua me të atin.Momentet ishin shumë prekëse për Pafnution kur pa se në ç’nivel shenjtërimi kishte arritur vajza e tij.Pasi u takuan,oshënarja ndërroi menjëherë jetë.Që nga ai moment Pafnutio vendosi të jetonte si murg në qelinë ku jetoi kaq vite vajza e tij.Dhe pas 10 vjetësh jete murgjërore Pafnutio ndërroi jetë në të njejtën qeli (dhomë e manastirit).
Kisha jonë kremton Oshënare Efrosinin në 25 Shtator.
Përkthyer nga M. Vasili