Oshënare Maria e Egjiptit
Shën Maria lindi në Egjipt dhe jetoi në vitet e perandorit Justian,(527-565 pas Krishtit).
Që në moshë të ajo bënte një jetë të shturur duke humbur virgjërinë e saj dhe duke jetuar vetëm për të shijuar pasionet trupore që kishte.Jetonte në këtë mënyrë jo për të fituar të ardhura por vetëm për të plotësuar dëshirat trupore.Një herë shkoi pas besimtarëve që udhëzonin për në Jerusalem për tu falur te Kryqi i Nderuar.Maria nuk shkoi me besimtarët për tu falur por shkoi sepse atje kishte shumë mundësi të gjetur burra të cilët do plotësonin dëshirat e saj trupore. Kur u afrua të hynte në Kishë,një forcë nuk e lejoi të vazhdonte të hidhte hapin për të hyrë.E dëshpëruar dhe e penduar oshënarja u gjunjëzua përpara ikonës së Shën Marisë duke derdhur lotë të nxehtë pendimi.Me ndihmën e së Tërëshenjtës arriti të hynte brënda në Kishë dhe u fal përpara Kryqit të Nderuar.Pasi falenderoi Hyjlindësen, dëgjoi një zë që e drejtoi të shkonte në shkretëtirë përtej lumit Jordan.Kërkoi ndihmën dhe mbrojtjen e Hyjlindëses dhe u nis.Ndaloi në manastirin e Shën Joan Pagëzorit ku morri kungatën e Shenjtë dhe vazhdoi rrugën për në shkretëtirë.
Oshënare Maria jetoi në shkretëtirë 47 vjet,pa takuar më asnjë njeri.Për 17 vjet me radhë ajo luftoi ashpër me ngasjet dhe kurthet e djallit i cili i sillte ndër mend kujtimet nga jeta e shkuar.Kur i vinin këto mendime,binte në gjunjë duke qarë dhe nuk ngrihej pa u pastruar nga mendimet dhe ngasjet.Lutej vazhdimisht te Zonja Hyjlindëse.
Rrobat që kishte në trup iu grisën gjatë këtyre viteve dhe oshënarja rrinte zhveshur.Në të nxehtë lëkura i digjej nga dielli dhe në të ftohtë trupi i dridhej deri sa nuk mund të lëviznte nga vendi.
Pas shumë vitesh përpjekjeje,me Hirin e Perëndisë dhe mbrojtjen e pandërprerë të Hyjlindëses
oshënarja u clirua nga pasionet dhe mendimet dhe kështu ajo u shndërrua trupërisht dhe shpirtërisht.
Atë periudhë jetonte në një manastir Ieromonaku Ava Zosima (kremtohet më 4 Prill) i cili për 53 vite me radhë bënte përpjekje të mëdha në jetën e përditshme dhe Perëndia e kishte bekuar që të mund të shihte vizione. Avva Zosima dëshironte të mësonte nga murgj të tjerë ushtrime shpirtërore ,dhe kështu u nis për të shkuar në manastirin e Shën Joan Pagëzorit .Në këtë manastir kishin një rregull : Murgjit pasi kungonin të Djelën e lidhjes së djathit,shkonin në shkretëtirë përtej lumit Jordan.Qëndronin atje duke u lutur dhe duke kreshmuar dhe ktheheshin përsëri në manastir të Djelën e Dafinës.Gjatë kësaj kohe nuk u lejohej të takoheshin me njeri -tjetrin dhe pasi ktheheshin në manastir nuk lejohej të pyesin dhe të flisnin për këtë periudhë.
Avva Zosima u nis për në shkretëtirë.Ecte duke u lutur ,hante pak dhe flinte ku ta zinte nata.Kishte ecur rreth 20 ditë dhe kur u ul të shplodhej iu duk se pa një hije që ngjante me njeri.Kujtoi se ishte një fantazi demonike por më pas u siguruar që ishte vërtet njeri.Kjo gjallesë që shihte kishte ngjyrë të zezë (nga dielli) dhe flokë të bardhë.
Oshënarja ishte në gjunjë dhe lutej pa ndalim.Avva Zosima u përpoq të afrohej por ajo u largua me nxitim.
Murgu e ndoqi pas por ajo largohej edhe me tepër.Me lot në sy Ava Zosima i thërriste të ndalonte dhe të merrte bekimin e tij por ajo nuk përgjigjej. Kur Ava Zostima ndaloi në bregun e një lumi Maria e thërriti në emër dhe i tha :Ava Zosima nuk mund të kthehesh dhe të më shohësh sepse jam grua dhe jam e zhveshur.Iu lut t’i japi një rrobë nga të tijat ta hedhi sipër që të mbulohet.Ava Zosima veproi sic i tha oshënarja dhe më pas ajo u kthye ta shihte.Murgu ra në gjunjë për të marrë bekimin e saj. Edhe ajo gjithashtu.
Maria i tregoi Ava Zosimës gjithë jetën e saj dhe i kërkoi të vinte përsëri Të Enjten e Madhe vitin e ardhshëm dhe ta kungoj pas kaq shumë vitesh pendimi .
Kur u kthye në manastir Ava Zosima nuk foli me asnjë murg për këtë (sipas rregullit të manastirit).
Vitin tjetër Ava Zosima nuk mundi të shkoj në shkretëtirë në fillim të kreshmës sepse ishte i sëmurë.Te Djelën e Dafinës,kur të gjithë murgjit u kthyen në manastir,Ava Zosima u përgatit për në shkretëtirë. Të Enjten e Madhe u nis për të kunguar Oshënaren .
Arriti dhe priste me padurim të shikonte përsëri Shenjtoren por ajo nuk kishte ardhur.Me lot në sy Ava Zosima iu lut Perëndisë ta takonte Oshënaren dhe ta kungonte.E shikon duke ardhur nga bregu tjetër i lumit.Oshënarja eci mbi ujë dhe arriti të Ava Zosima.Pasi tha lutjen “Ati ynë që je në qiell” dhe Simbolin e Besës, u kungua me Misteret e Kulluara Hyjnore.
Pasi i kërkoi Ava Zosimës të vij përsëri vitin tjetër ta kungoj u largua me të njëjtën mënyrë,duke ecur mbi ujë.
Vitin tjetër Ava Zosima shkoi përsëri në breg të lumit por oshënarja nuk erdhi.Ava Zosima iu lut Perëndisë t’i shfaqi “ëngjëllin në trup njeriu”,sic ai e quante.Duke u lutur vuri re pak me larg trupin e pajetë të saj dhe një shkrim në tokë ku luste ta varrosnin.
Oshënarja kishte ndërruar jetë ditën që ishte kunguar.
Toka ishte e fortë dhe e thatë dhe murgu plak nuk mund të gërmonte por me ndihmën e një luani që iu shfaq atje,e varrosi Oshënaren.
Jeta e Marias së Egjiptit na tregon se si njeriu mund të bëhet ëngjëll dhe si shpresa te Krishti mund të zëvendësoj dëshpërimin që buron nga djalli.
Oshënare Maria e Egjiptit kremtohet më 1 Prrill.
Kisha jonë e kujton Oshënaren edhe të Djelën e 5 të Kreshmës .
Përkthyer nga N. Ikonomi