Oshënaret Pelagjia,Tasia dhe Pelagjia!
Oshënare Pelagjia!
Kaq shumë ishte e zhytur në mëkat saqë asnjë ndjenjë pendimi nuk depërtonte më në shpirtin e saj.
Fare thjesht mund të themi se ishte “e dënuar” që nga kjo jetë për të shkuar në zjarrin e ferrit.Por Zoti i shumëmëshirshëm na siguroi se dhe targambledhësi dhe lavirja,të cilët fillimisht vepruan kundër ligjit të Perëndisë,por më pas u penduan sinqerisht,do trashëgojnë mbretërinë e qiejve!Dhe vërtetë,rastësisht një ditë kur Episkop Nonni (10 Nëntor) predikonte përpara popullit, Pelagjia, e zbukuruar me diamantë kaloi me karrocën e saj luksoze.
Fjalët e tij e tronditën dhe e prekën thellë në shpirt.Me Hirin e Perëndisë,mohoi jetën që bënte,shiti gjithë diamantet dhe bizhuteritë që kishte dhe ia ndau paratë të varfërve.U pagëzua dhe pas 8 ditësh u largua për në Jerusalem .Qëndroi atje,në qeli në malin e ullinjve e maskuar si burrë,e veshur me lëkurë bagëtish,deri në fund të jetës së saj.
Oshënare Tasia!
Oshënare Tasia u dorrëzua që në moshë të vogël në një shtëpi publike nga vetë nëna e saj,kështu dhe u bë lojë në duart e të ligut.
Me Hirin e Perëndisë u ndihmua nga Oshënar Pafnutio Sidhonio i cili me fjalët dhe mësimet e tij e ndihmoi të kuptonte se ekziston pendimi dhe se Zoti jep falje të mëkateve për të gjithë.Pas bisedës me Oshënarin,Tasia ndahu gjithshka kishte tek të varfërit dhe u mbyll në një qeli.Për tre vjet me radhë rënkonte duke u lutur:”Krijuesi im mëshiromë”.
Kështu dorëzoi frymën e saj të penduar në duart e Krijuesit.
Dëshmore Pelagjia jetoi në vitet e perandorit Numerianu,në vitin 284.
Pasi mësoi guvernatori se Pelagjia ishte e krishtere,urdhëroi të arrestohet.Ushtarët i rrethuan shtëpinë dhe prisnin të dilte për ta arestuar.Shenjtorja i kërkoi ushtarëve ta prisnin vetëm pak dhe u kthye nga lindja, me duart dhe sytë drejtuar në qiell dhe filloi t’i lutej Perëndisë të mos lejonte të bjerë në duart e ushtarëve por e pastër dhe e virgjër të shkoj te Ai.Ra në tokë dhe dorëzoi shpirtin e saj në duart e Perëndisë.
Kisha jonë kremton Oshënaret Pelagjia,Tasia dhe Pelagjia më 8 Tetor.
Përkthyer nga M. Vasili