Shën Anargjirët Kozma e Damian
Shën anargjirët,vëllezërit Kozma e Damjan ishin nga Azia e vogël. Ishin mjek në profesion. Ata ndihmonin dhe u shërbenin shumë njerëzve të cilit kishin nevojë.Si shpërblim ata nuk paguheshin kurrë por vetëm i kërkonin popullit të besonte te Krishti.Disa persona të cilët nuk e vlerësonin ndihmën e tyre shkuan te perandori dhe i akuzuan vëllezërit se cdo shërim dhe mrekulli që bëjnë e arrrijnë me anë të magjisë.Vëllezërit anargjirë u paraqitën vetë te perandori dhe pohuan përpara tij besimin te Krishti Perëndi.Karino (perandori) u përpoq ti ndryshonte mendim por jo vetëm nuk ia arriti qëllimit por nga fjalët e tyre u kthye ai vetë në besim.Perandori i la vëllezërit të lirë të ktheheshin në detyrën e tyre pranë popullit që i kishte nevojë.Për shkak të shërimeve që bënin,u njohën dhe u bënë të famshëm në gjithë zonën. Por kjo “famë ” krijoi urrejtje te mësuesi i tyre i cili organizoi vrasjen e tyre.I dëgjoi lart në mal për të mbledhur barëra mjeksor dhe i sulmoi me gurë deri sa i vrau.