/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Anastasia e Romës

Shën Anastasia e Romës

Shën Anastasia e Romës

 

Shën Anastasia rridhte nga një familje e pasur e Romës. Jetoi në vitet e perandorit Dhioklitian dhe Valerian.
Pas vdekjes së prindërve të saj, Shën Anastasia  shpërndau të gjithë pasurinë që trashëgoi nga prindërit tek të varfërit dhe shkoi të jetonte në  manastir.Anastasia filloi jetën e saj në manastir me lutje dhe kreshëm të fortë.Përparonte nga dita në ditë në jetën shpirtërore dhe për këtë ,igumenia e manastirit,Sofia,lavdëronte c’do ditë Perëndinë.
Por i ligu nuk ndaloi duke e luftuar.Kështu shërbëtorët e idhujve shkuan te përndjekësi Provo dhe i thanë se  Anastasia nuk u përulet idhujve por është e krishtere.
Menjëherë  Provo urdhëroi ta arrestojnë. Shërbëtorët shkuan në manastir,shkelmuan dhe thyen derën e manastirit, hynë brënda dhe filluan ta kërkojnë.Igumenia Sofia, sapo pa sjelljen makabre të shërbëtorëve  të përndjekësit,iu lut të prisnin vetëm pak minuta. Morri Anastasinë përpara Therrores së Shenjtë ,e inkurajoi dhe i dha udhëzimet e fundit shpirtërore duke i thënë :erdhi momenti i caktuar dhe Engjëj të Shenjtë do të shoqërojnë tek Dhëndri qiellor.Mos harro se vete Zoti u kryqëzua për shpëtimin tonë dhe vdekja në emër të Krishtit është gëzim”.
Shën Anastasia kërkoi nga igumenia e saj të lutej që ta forconte Zoti në këtë luftë dhe të mos frikësohet përpara torturave.Dhe menjëherë shërbëtorët e morrën të lidhur me zinxhira dhe e cuan përpara pëndjekësit Provo.
Ai duke i theksuar asaj moshën e re, u mundua ta bind të mohoj Krishtin.Shën Anastasia i përgjigjet përndjekësit me kurajo dhe forcë në besim duke i thënë :”Unë një bukuri dhe rini njoh,atë që jep vetëm Krishti tek shpirtrat e fortë dhe besimtarë, të cilët preferojnë të vdesin për Të kundrejt të mirave të kësaj bote që u ofrohen që të mohojnë Perëndinë .Pasuri kisha shumë dhe nuk i dëshirova.E dua Krishtin tim dhe asnjë forcë nuk do më ndaj nga Ai.Nëse dyshon,mund ta provosh”.
I tërbuar nga kjo përgjigje,Provo e gjuajti me kamzhik në fytyrë dhe e vunë  mbi pursh.Shën Anastasia përballonte me forcë dhe besim torturat që i bënin dhe kjo gjë e shtonte më tepër inatin e përndjekësit.Ai urdhëroi të ngulnin në tokë katër trungje dhe ta lidhin trupin e saj duke e tendosur fort.Ndezën një zjarr me vaj dhe serrë dhe ndërsa e tendosnin dhe e godisnin,trupi i saj digjej dhe kullonte gjak.Shën Anastasia qëndronte e palëkundur në besimin e saj.Duke parë Provo se as me këtë torturë nuk arriti ta trembte Shenjtoren,ai urdhëroi ta lidhnin në një rrotë të madhe dhe ta rrotullonin që t’i thyenin kockat.Sapo filloi të rrotullohej,filluan të thyheshin kockat e trupit të saj dhe Shenjtorja kërkoi ndihmë nga Zoti Jesu Krisht që të mund të duronte dhe ta shpëtonte nga duart e kriminelëve.Dhe atëherë Zoti dëgjoi zërin e lutjes së saj dhe ndodhi mrekullia.Anastasia u clirua nga rrota ku e kishin lidhur dhe trupi i saj nuk kishte më asnjë shenjë nga torturat.Sa më shumë duronte dhe lutej shenjtoria,aq me tepër egërsohej Provo.Urdhëroi i pamëshirshmi ti gryejnë mishin me thonjë  të hekurt,ti presin gjinjtë dhe ti shkulin gjuhën.Atë moment Shën Anastasia kërkoi të lutej dhe pasi u lut qëndroi përpara për të përjetuar edhe këtë  torturë të tmerrshme.Sapo i shkulën gjuhën,filloi të rridhte gjak nga goja e saj. Kërkoi ti jepnin pak ujë.Një i krishterë me emrin Qiril i dha ujë.Për këtë veprim,Provo urdhëroi ta vrisnin Qirilin duke i prerë kokën dhe bashkë me të dhe Shën Anastasinë.Shën Anastasia e Romës
Trupi i saj ngeli i paprekur as nga njerëzit, as nga kafshët dhe as nga shpendët, sipas dëshirës së Perëndisë,në vendin e martirizimit.    
Një engjëll i Zotit iu shfaq igumenes,nënës shpirtërore të  Anastasisë dhe e drejtoi te vendi ku u martirizua Shenjtorja.Bashkë me dy besimtarë Sofia e morri trupin e saj dhe e cuan në Romë,ku dhe e varrosën me gjithë nderimet kishtare.Ky ishte fundi i lavdishëm i Shenjtores së nderuar,Anastasia e Romës.
Në këtë mënyrë ajo morri kurorën që nuk vyshket kurrë.
Në manastirin e Grigoriut,në Malin e Shenjtë,ndodhen dy pjesë nga lipsani i Shenjtores se lavdishme,Shën Anastasisë.
Kisha jonë e feston kremtimin e saj më 29 Tetor.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Shën Anastasia e Romës