Shën Dionisi Aeropagjiti
Shën Dionisi Aeropagjiti, (i gjykatës së lartë) i njohur si mbrojtës i gjyqtarëve,ishte anëtar i trupit gjykues i gjykatës së lartë në Athinë,në qytetin në të cilin lindi dhe jetoi.
Shën Dionisi lindi nëntë vjet pas Zotit Jesu Krisht,në vitet kur mbretëronte mbreti Avgusto.Rridhte nga një familje e pasur.Duke pasur etje për dije iu përkushtua tërësisht studimeve.
Shën Dionisi ishte pagan,por predikimi i Apostull Pavlit e preku thellë në shpirt dhe u pagëzua.U fronëzua episkop i Athinës pas episkop Ierotheos.Shën Dionisi udhëtoi në shumë vende të perëndimit duke predikuar Ungjillin dhe duke i mësuar popujve shkrimet e shenjta.Kur arriti në Paris, e arrestuan dhe e ekzekutuan duke i prerë kokën bashkë me dy nxënësit e tij,Rustiko dhe Elefter. Sundimtari i zonës dha urdhër të mos varrosen trupat e Shenjtë të martirëve por disa të krishterë i mbajtën të fshehur dhe pasi u qetësua situata,i varrosën me nderime.
Kisha jonë kremton Shën Dionisin dhe nxënësit e tij Rustikun dhe Elefterin më 3 Tetor.
Përkthyer nga. A. Marini