Shën e Djela
Shën e Djela ishte vajza e Dhorotheut dhe Efsevisë të cilët për shumë vite nuk kishin fëmijë.Luteshin pa ndalim te Perëndia që t’i jepte një fëmijë dhe vërtetë, Perëndia i bekoi me një vajzë.Shën e Djela lindi ditën e Djelë ndaj i dhanë këtë emër.
Gjatë përndjekjeve të Dioklitianit,(në vitin 282 pas Krishtit),prindërit e saj u arrestuan.Pasi i torturuan,i prenë kokën dhe kështu ndërruan jetë.Shën e Djela u cua përpara Cezar Maksimianoit dhe më pas iu dorrëzua Ilarianoit (sunduesit të Vithinisë).
Ilarianoi i theksoi Shenjtores se bukuria është për tu shijuar dhe jo për tortura.Atëherë bija e virgjër iu përgjigj:” As rinia dhe as bukuria ime nuk kanë rëndësi.Akoma dhe gjërat më të shndritshme të kësaj bote janë kalimtare ashtu si lulet,ashtu si hijet.Sot jam e bukur,nesër e shëmtuar dhe plakë.Të kem referim të jetës bukurinë time?Vlerat e saj i njojta në rudhat që e presin dhe në varrin që e fton.Mendove se do bëja këtë gabim fatal,të humbas shkëlqimin e përjetshëm për të qëndruar pak më shumë në këtë jetë? Prandaj ju them përsëri:jam dhe do të jem në jetë edhe në vdekje e krishtere”.
I inatosur Ilarianoi e torturoi Shenjtoren dhe më pas urdhëroi t’i presin kokën.Duke u lutur,Shën e Djela dorëzoi frymën e saj te Zoti.
Kisha jonë kremton Shenjtoren e madhe më 7 Korrik.
Përkthyer nga M. Vasili