/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën e Premtja

Shën e Premtja

Shën e Premtja  

Shën e Premtja lindi në Romë në vitet e perandorit Antonino(138-160 pas Krishtit).
Ishte bijë e të krishterëve Agathon dhe Politias.Ata e edukuan me mësimet e krishtere ashtu sic i kishin premtuar Perëndisë nëse do t’i  bekonte me  një fëmijë.Shën e Premtja lindi ditën e premte dhe për këtë arsye morri këtë emër.Pas vdekjes së prindërve Shën e Premtja shiti gjithë pasurinë e saj dhe zhvilloi aktivitet apostolik në Romë dhe në zonat përreth duke predikuar fjalën e Krishtit.Për punën e saj u vu në dijeni perandori Antonino,i cili e arestoi.Ai i ofroi shumë të mira nëse adhuronte dhe u falej idhujve.Por duke parë se Shenjtorja qëndronte besnike në besimin e vetë,urdhëroi t’a torturonin.I vunë në kokë helmet të nxehtë por Shën e Premtja e duroi torturën.Atëherë perandori urdhëroi dhe e vunë në një kazan me vaj dhe me serë të nxehtë.Kur e pa përsëri Shenjtoren të paprekur nga tortura nuk arrinte të shpjegonte se si ndodhi kjo dhe afrohet të  kontrrolloj vetë kazanin dhe menjëherë u verbua.Shën e Premtja me lutje e shëroi perandorin .Shën e Premtja quhet dhe mbrojtëse e të verbërve.Perandori e la të lirë shenjtoren dhe ndaloi përndjekjen e të krishterëve në atë vend.
Shën e Premtja vazhdoi të predikonte fjalën e Zotit në shumë vende.
Në Tempe, një sundimtar paganë e arestoi dhe përsëri Shenjtorja iu nënshtrua torturave të tmerrshme.αγια παρασκευηΜPas c’do torture ajo qëndronte e pacënuar dhe shumë nga ata që ishin të pranishëm besonin te Krishti. Atëherë sundimtari i ashpër pagan urdhëroi t’i presin kokën.Shën e Premtja pasi u lut,dorëzoi trupin e saj te ekzekutuesi. Shpirti i saj u ngjit pranë Krishtit ndërsa trupin e morrën disa të krishterë dhe e varrosën.
Kremtimi i Shën e Premtes festohet me 26 Korrik .

Α.Marini

Shën e Premtja