Shën Fanuri!
Shën Fanuri është nga Shenjtorët më të dashur të besimtarëve dhe mund të quhet padyshim dhe dhuratë nga Perëndia,sepse ngeli i panjohur për shumë shekuj.
Shën Fanuri u bë i njohur në shekullin e 14 pas Krishtit në ishullin Rodhos të Greqisë,pas disa gërmimeve që bënin në disa shtëpi të vjetra.
Atje u zbulua një Kishë e lashtë me shumë ikona të dëmtuara ndër të cilat gjendej dhe ikona e Shën Fanurit.
Në ikonë, Shenjti paraqitej si ushtar i ri që mbante në dorën e djathtë kryqin mbi të cilin ndodhej një lambadhë e ndezur.Rreth ikonës,të dymbëdhjetë torturat që i bënë.
Ikonizohej në mes të ushtarëve duke u gjykuar.I shtrirë dhe me gurë mbi kokë dhe në gojë.I shtrirë për tokë duke e rrahur me kamzhik.
Ikonizohet i zhveshur dhe duke ia zhvatur lëkurën me thonjë të hekurt.
Duke ia djegur trupin me lambadhë.
I lidhur duke e torturuar.I hedhur në mes të kafshëve të egra,dhe i paprekur nga to.
Ikonizohet i shtrirë përtokë dhe me një gur të madh që i shtypte trupin.
Ikonizohet brenda në tempullin e paganëve duke mbajtur në duar prush dhe i ligu duke u larguar në ajër me vajtime.
Ikonizohet brenda në kazan mbi zjarr të ndezur,me duart drejtuar nga qielli duke u lutur .
Që nga viti 1946 e deri më sot,Shën Fanuri nderohet nga gjithë të krishterët ortodoksë.
Në shenjë respekti për të,besimtarët bëjnë kulaçin e Shën Fanurit.Ky kulaç është një traditë e besimtarëve të cilët ia taksin Shenjtorit duke i kërkuar ndihmë për t’ju shfaqur diçka që kanë humbur,ose punë,ose diçka që ata kanë nevoj.
Kulaçin më pas e çojnë në Kishë dhe pasi prifti lexon uratën,e ndajnë.
Kisha jonë kremton Shën Fanurin më 27 Gusht.
Përkthyer nga A.Marini