Shën Gjerasimi në Jordan!
Shën Gjerasimi lindi në Liki,në shekullin e 5. Në moshë të re u dorrëzua murg dhe në manastir mësoi shkrim e këndim. Më vonë u largua nga manastiri dhe u bë erimit (murg që jeton në shkretëtirë). Në vitin 451 u largua për në shkretëtirën e Jordanit ku dhe u ushtrua në qehtësi. Për pak kohë ra në herezinë e Monofizitizmit, por u rikthye në Orthodhoksi me ndihmën e Efthimit të Madh (shiko 20 janar). Rreth vitit 455 u vendos pranë lumit Jordan. Aty e rrethuan shumë besimtarë, për hir të të cilëve ndërtoi një manastir në të cilin u bë igumen. Rreth manastirit ngriti shtatëdhjetë qeli, të vendosura larg tij. Atje rrinin në qetësi, krejtësisht të vetmuar, duke u lutur dhe duke studiuar. Vetëm të shtunave e të dielave vinin në manastir, për t’u rrëfyer dhe për të marrë pjesë në adhurimin e Ngjalljes. Vetëm atëherë hanin gjellë, pasi nëpër qelitë e tyre nuk ndiznin as fener! Oshënari i madh si ushqim të vetëm gjatë kreshmës të dyzetditëshit kishte Kungatën Hyjnore.
Pasi luftoi dhe mposhti “egërsirat” e pasioneve, arriti në përsosmërinë e pamëkatshme, në marrëdhëniet e Adamit me kafshët. Si çmim iu dha një luan si shërbëtor, nga këmba e të cilit kishte shkulur një gjemb të tmerrshëm: Egërsira kulloste gomarin, që u sillte ujë nga lumi Jordan. Por disa tregtarë arabë rrëmbyen gomarin, ndërsa egërsira ishte duke fjetur. Asketi dyshoi në grykësinë e luanit dhe e detyroi të mbarte ky ujë. Por karvani kaloi pësëri andej së bashku me gomarin. Luani u turr, tregtarët u shpërndanë dhe në mënyrë triumfale tërhoqi gomarin së bashku me gamilet, që ishin të lidhura me të dhe i çoi tek shenjti, i cili u gëzua dhe e la luanin të lirë.
Shën Gjerasimi
Jerasim fjeti më 4 Mars të vitit 475. Luani erdhi më pas dhe meqenëse kërkonte me ngulm gjerondin, murgjit e çuan tek varri, ku edhe ngordhi nga pikëllimi.
Kisha jonë kremton Shën Gjerasimin më 4 Mars.
Përkthyer nga M. Vasili