Shën Joan rusi
Shën Joan rusi lindi ne një fshat të Rusisë rreth vitit 1960.Prindërit e tij ishin njerëz të drejtë dhe besimtar kështu dhe Shën Joani u rrit me besim te Zoti.
Kur arriti në moshën e duhur,u rreshtua në radhët e ushtrisë dhe në luftën ruso-turke ( 1711), u zu rob nga tartarët dhe u shit tek një qeveritar otoman i Prokopit të Kapadhokisë. Qeveritari e torturoi shumë, por nuk arriti t’ia ndryshojë besimin, si robërve të tjerë. Më në fund u lodh dhe duke vlerësuar trimërinë e tij ,e la të lirë dhe e lejoi të banoj në stallë dhe të kujdesej për kuajt. Në stallën ku qëndronte , ashtu si edhe në kishën e afërt të Shën Gjergjit, ku shkonte fshehtaz natën, kreshmonte, bënte agripni dhe metani. Të gjithë e përbuznin deri sa bëri këtë mrekulli.Kështu, ndërsa zotëria ndodhej në Mekë, në falje falënderimi për pasurimin e tij të papritur (që i dedikohej Joanit), gruaja e tij shtroi një gosti, për kthimin shëndosnhë të tij. Në një çast, ajo shprehu dëshirën e parealizueshme, që edhe i shoqi të mund të hante nga pilafi i saj i preferuar. Oshënari,duke dëgjuar dëshirēn e saj,kërkoi një pjatë që t’ia dërgonte. Të gjithë qeshën, se menduan se e donte për vete dhe ia dhanë. Joani shkoi në stallë, u lut, e pastaj u kthye e tha se e dërgoi pjatën,por përsēri dëgjoi talljet e të gjithëve.Kur u kthye qeveritari, solli me vete edhe pjatën që e kishte gjetur duke lëshuar avull mbi tryezën e tij në të njëjtën kohë që zhvillohej gostia në shtëpi! Që atëherë të gjithë e nderonin si njeri të dashur të Zotit . Por Shën Joani vazhdonte të jetonte si asket në stallën e kuajve. Pas disa vitesh,u sëmur dhe parandjeu se do të largohej nga kjo jetë,kështu siç ishte i shtrirë mbi kashtë në stallë,e cila tani ishte shenjtëruar nga lutjet dhe jeta e tij e shenjtë,kërkoi të merrte Kungimin Hyjnor. Menjëherë prifti erdhi dhe e kungoi Joanin por për shkak të frikës që kishin nga turqit, Kungatën e Shenjtë e fshehu brenda një molle.
Shën Joani ndërroi jetë më 27 maj 1730.
Mbas tre vjet e gjysmë, trupi i tij tashmë mrekullibërës u transferua i paprishur në kishën e Shën Gjergjit. Më 1832 vandalë turq e hodhën lipsanin në zjarr, por mbeti i padëmtuar, ndërsa oshënari u shfaq dhe i dëboi. Më 1845, të krishterët e shpunë në një kishë të porsa-ndërtuar, por përsëri e gjenin në Shën Gjergj.Në Tetor të vitit 1924, lipsani i tij i shenjtë u transferua në ishullin Evia të Greqisë nga një i krishterë,i cili bashkë me shumë të krishterë tjerë të përndjekur nga Turqia udhëtonte për në Greqi.
Kur anija ishte në ishullin Rodhos,kapiteni u tremb sepse anija nuk vazhdonte udhëtimin por rrotullohej në të njëjtin vend.Atëherë besimtari që kishte me vete të fshehur lipsanin e Shenjtorit,i shpjegoi kapitenit se në hambarin e anijes ndodhej lipsani i Shën Joanit.Menjëherë kapiteni urdhëroi ta vendosin lipsanin në gabinë dhe të ndezin kandilin.
Kisha jonë kremton Shën Joan Rusin më 27 Maj
Përkthyer nga N .Ikonomi