Shën Juliana
Shenjtore Juliana lindi dhe në qytetin e Nikomidhisë,qytet i Vithinis së lashtë në Azinë e vogël.Lindja e saj u dha një lumturi dhe gëzim të madh prindërve të cilët falënderonin vazhdimisht perënditë për këtë . Juliani, babai i saj urdhëroi menjëherë të përgatisin dhurata dhe flijime.
Me përkujdesjen e nënës dhe gjithë të mirat që i ofronte Juliani,vajza rritej dhe bëhej dita me ditën edhe më e bukur.
Në moshën 6 vjecare,Juliani solli mësuesin më të mirë për vajzën, një burrë të mencur,të ditur, të qetë dhe fisnik.
-Shpirtin e shpirtit tim të dorëzoj,i tha ai mësuesit.
-Të bëhet e ditur dhe mbi të gjitha të njohë adhurimin e perëndive.
-Do përpiqem të bëj të pamundurën për këtë,u përgjigj mësuesi pa i pëcaktuar me saktësi.
Kështu Juliana tani ishte një nxënëse e vogël.
Ishte shumë e zgjuar dhe filloi të bënte shumë pyetje për të cilat mësuesi i saj duhej t’i përgjigjej realisht.Në këtë mënyrë filloi të njihte cdo ditë e më tepër dritën e të vërtetës nga mësuesi i saj pa rënë në sy tek i ati.Por Efterpi,vajza e mësuesit e cila ishte shoqe e Julianës,i fliste më me guxim dhe më hapur për Perëndinë e vërtetë.Shën Juliana e priti me gëzim lajmin e mirë,njohjen e saj me krishtërimin dhe u pagëzua duke u bërë pjesëtare e Kishës së Shenjtë të Krishtit.
Pas disa vitesh prindërit i propozuan ta fejojnë me Elevsion një djalë i ri që mbante gradën e oficerit.Juliana iu shmang fejesës me të dhe kërkoi nga Elevsio të bëhej më parë zyrtar i gjithë zonës.Pas disa kohësh Elevsio arriti të bëhej zyrtar i gjithë zonës por përsëri Shën Juliana nuk pranoi të fejohej.Këtë herë ajo iu drejtua dhe i tha: -vetëm kur të ndalosh të jesh përndjekës i të krishterëve dhe kur të bëhesh edhe ti i krishterë,vetëm atëherë do fejohemi.I fyer dhe më tepër i inatosur Elevsio shkoi tek prindërit e saj dhe u tregoi se Juliana është e krishtere.I ati e dorëzoi menjëherë te zyrtari i zonës te Elevsio,për ta gjykuar duke e akuzuar se nuk adhuronte idhujt.
Elevsio urdhëroi t’i bëjnë tortura.Pasi e zhveshën e rrahën me kamzhik aq shumë sa ia canë lëkurën.Më pas e lidhën nga flokët dhe i shpuan brinjtë me shufra hekuri të nxehta.Pas gjithë këtyre torturave e hodhën në qeli.Gjatë natës,ndërkohë që Shën Juliana ishte duke u lutur,kalon një tjetër provë nga i ligu.I shfaqet me fytyrë ëngjëlli dhe e mëson tu falet idhujve që të jetë e lirë.Shën Juliania e mposhti me anë të lutjes.
Ditën tjetër Elevsio kërkoi ta sillnin përsëri dhe të fillonin torturat deri sa ajo të bindej tu përulej idhujve.Ndezën një zjarr të madh dhe e hodhën në zjarr por cuditërisht zjarri u fik.500 burra që ndodheshin atje besuan menjëherë te Krishti pas kësaj mrekullie dhe për këtë arsye Elevsio dha urdhër t’i ekzekutojnë.
Më pas e morrën Shenjtoren dhe e hodhën brënda në kaldaj të ndezur.Kaldaja u shndërrua në një vaskë me ujë dhe lava e nxehtë e kaldajës rrodhi jashtë duke djegur kështu gjithë paganët që ndodheshin përreth.Kur pa Elevsio që Shën Juliana nuk pësoi përsëri asgjë,urdhëroi t’i presin kokën.Më në fund,pas shumë torturash, Juliana morri kurorën e lavdishme të Shenjtorëve.
Pas disa muajsh Elevsio,zyrtari i lartë dhe i nderuar u gjend në një ishull të panjohur pasi anija me të cilën udhëtonte u mbyt.Kafshët e egra e copëtuan pa pyetur për gradat dhe lavdinë e tij.
Kisha jonë kremton Shën Julianën më 21 Dhjetor.
Përkthyer nga A. Marini