/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Kostandini dhe Shën Elena

Shën Kostandini dhe Shën Elena

Shën  Kostandini dhe Shën Elena

 
 
Shën Elena lindi në vitin 249 pas Krishtit në Vithini të Azis së Vogël.Ajo vinte nga një familje e thjeshtë dhe që e  vogël studionte Shkrimin e Shenjtë.Në moshën 21 vjecare (270 pas Krishtit) Elena u martua me Kostandin Kloron i cili atëherë ishte oficer i perandorisë romake.Shën Elena i qëndroi pranë bashkshortit të saj në  gjithë fushatat që ai  merrte pjesë.Pas 4 vjetësh Shën Elena lindi Shën Kostandinin.
Kostandini i Madh lindi në qytetin Naiso (Nisa i Serbisë).U rrit  me mësimet e krishtere nga nëna e tij , me trajnim ushtarak nga  i ati dhe me studime të mësuesve të shquar të atyre viteve.Këto tre vecori krijuan karakterin dhe frymën e Kostandinit të Madh.Një njeri i ditur, ushtarak i zoti dhe njëkohësisht   shumë miqësor me të krishterët.
Në vitin 293 pas Krishtit,perandori i perandorisë romake Dioklotiani,emëroi  të atin e Shën Kostandinit të Madh Cezar të zonave perëndimore(Spanjë,Galati dhe Angli).
Në të tilla raste ligji ndalonte martesat e ushtarakëve të lartë me vajza origjina e të cilave ishte  nga familje të thjeshta.Për këtë arsye,Kostandin Kloro (i ati i Shën Kostandinit) e prishi martesën me Shën Elenin dhe u martua me Theodhorën ( një vajzë me prejardhje nga një familje fisnike).
Shën Kostandini dhe Shën Elena vazhduan të qëndronin në oborrin e perandorisë të Dioklitianit.Atje Shën Kostandini vazhdon edukimin dhe stërvitjen ushtarake dhe renditet në rradhët e hierarkisë ushtarake.Pas shumë përpjekjesh dhe fushatash arrin të emërohet Cezar i zonave  perëndimore të perandorisë  (viti 306).Ngritja e tij vazhdon dhe në vitin 324, pas fitores së tij në Andrianupol,Shën Kostandini i Madh fronëzohet perandor i Romës. 
Dy janë veprat më të rëndësishme të Shën Kostandinit të Madh.
1) Dekreti i Mediolanëve në vitin 313,në bazë të të cilit ndalohen përndjekjet e të krishterëve dhe i lejon ata të adhurojnë Jesu Krishtin tanimë ligjërisht në kishat e tyre. 
2)Vepra e dytë madhore është transferimi i kryeqytetit të perandorisë romake nga Roma në Kostandinopojë.Ky ishte dhe fillimi i perandorisë Bizantine që shndriti për 1000 vjet.
 
Dy vjet pas fronëzimit të Shën Kostandinit të Madh si perandor,Shën Elena udhëtoi drejt vendeve të shenjta me qëllim të kërkoj dhe të gjej  vendet ku jetoi Zoti Jesu Krisht dhe t’i xjerrë ato në pah.Organizoi gërmimet dhe gjeti Kryqin e Cmuar të Zotit tonë.Shën Elena ndërtoi gjithashtu Kisha dhe themeloi atje manastirë.Kisha e Lindjes dhe e Ngjalljes së Zotit Jesu Krisht në Jerusalem janë dy nga Kishat që ndërtoi Shën Elena në vendet e shenjta.Pas veprimtarisë së saj atje,qëndroi në Nikomidi deri në fund të jetës.Fjeti në paqe në moshën 80 vjecare në vitin 329( pas Krishtit). 
Shën Kostandini u pagëzua i krishterë pak kohë para vdekjes së tij.Ndërroi jetë në 21 Maj të vitit 337.
Kisha jonë kremton Shën Kostandinin dhe Shën Elenën më 21 Maj.
 
 
Pëkthyer nga M. Vasili 
 
 

Shën  Kostandini dhe Shën Elena