/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Kozmai

Shën Kozmai

Shën Kozmai

 

“Si yll u shfaqe në këtë jetë,o Kozma,dhe botës,me fjalë e me gjak,i dhe dritë”.

Shën Kozmai,apostulli dritëprurës,jetoi në vitet e skllavërisë turke.Rridhte nga një fshat i vogël i Etolisë.Prindërit e tij ishin njerëz që e dëgjonin fjalën e Zotit dhe si të tillë e edukuan me mësimet dhe këshillat e të Plotfuqishmit”.

Në moshën  20 vjecare, filloi të marrë mësimet e para nga Jerodiakoni Anania Dervisani.Por pasi në atë kohë u hap në  Malin e Shenjtë shkolla e Vatopedhit,Shën Kozmai shkoi aty me shumë moshatarë të tjerë.Atëherë ishte akoma laik,me emrin Kostandin.Qysh atëherë ai digjej nga dëshira të ndihmonte vëllezërit e krishtrerë.Duhej thoshte të mos vrapojmë në shtëpitë e të pasurve dhe në oborret e të mëdhenjve,ku i bëjnë të pavlefshme dituritë e tyre me mendimin të fitojnë pasuri,por duhet të mësojmë njerëzit e thjeshtë të cilët jetojnë në padituri.
Në vitin 1759,shkoi në manastirin e Filotheut dhe u bë murg dhe morri emrin Kozma.
Shën Kozmai,duke i ditur rreziqet që rrethonin të krishterët,mendonte ditë-natë si  mund t’i ndihmonte.Por e quante veten të “dobët” për të ndërmarrë këtë detyrë.
Me ndricim hyjnor,shkoi në Stamboll për të takuar të vëllain,Krisanthon,i cili ishte mësues.Ai i bëri disa mësime retorike të cilat do e ndihmonin Shenjtorin për predikimin.

 Më pas,me lejen dhe bekimin e Patriarkut Serafim,filloi të predikoj fjalën e Perëndisë.

Filloi predikimin e tij në Stamboll dhe më pas vazhdoi në Etoloakarnani,Selanik,Veria dhe në gjithë zonën e Maqedonisë.Udhëtoi dhe në Shqipëri,Korfuz dhe Zakintho.Kudo që shkonte,ngrinte kisha dhe shumë nga ata që e dëgjonin,merrnin “nektarin” e mësimeve të tij.

Por zilia e Hebrenjve në bashkpunim me Turqit pruri si rezultat varjen e shenjtorit në 1779 në Kolkondas.Hebrenjve nuk u pëlqente që përhapte fjalën e Perëndisë dhe kështu e akuzuan shenjtin se ishte i dërguar nga rusët për të mashtruar popullin.E mbajtën në mbijqyrje dhe nuk e lanë të dilte jashtë oborrit deri sa ta conin tek Kurt Pashai.Por Perëndia e nxorri të pastër nga kjo akuzë.

Një ditë ata e morrën Shën Kozmain duke i thënë se do e conin te pashai.Shën Kozmai kishte kuptuar ditë më parë se do e vrisnin dhe lutej duke lavdëruar Perëndinë.Ai shkoi me ekzekutuesit si në ndonjë festë dhe jo i frikësuar nga vdekja.Donin t’i lidhnin duart por Shën Kozmai kërkoi t’i mbante duart në forëm kryqi sikur t’i kishte të lidhura.Më pas i lidhën një litar në qafë dhe e mbytën.

Lipsanin e tij e hodhen në lum por megjithese i kishin lidhur nje gur të madh në qafë,lipsani i tij qëndronte mbi ujë.U gjend lipsani i Shën Kozmait nga një prift me emrin Marko i cili e varrosi trupin e shenjtorit në manastirin e Ardenicës.

Kremtimi i Shën Kozmait festohet më 24 Gusht.

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Shën Kozmai