/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Nestori,nxënësi i Shën Dhimitër Mirovlitit

Shën Nestori,nxënësi i Shën Dhimitër Mirovlitit

Shën Nestori,nxënësi i Shën Dhimitër Mirovlitit

 

Nestori ishte një djalë shumë i ri në moshë dhe shumë simpatik.
Jetoi në vitet e perandorit Dhioklitian,bashkë me mesuesin e tij të lavdishëm,Shën Dhimitër Mirovlitin.Nestori duke parë se perandori Dhioklitian gëzohej me fitoret e barbarit trupëmadh Lieo,filloi të urrejë krenarinë e tij.Duke parë gjithashtu dhe cuditë e Shën Dhimitrit morri zemër dhe vendosi të ndeshej  me  gjigandin Lieo.Shkoi në burg te Shën Dhimitri,dhe i ra në gjunjë duke i thënë:shërbëtor i Perëndisë Dhimitër,jam i gatshëm të përballem me barbarin Lieo,ndaj të kërkoj të lutesh për mua në emër të Jesu Krishtit.Shën Dhimitri pasi e “vulosi me shenjën e Kryqit të nderuar” ,i tha se dhe Lieon do e mundi por edhe do martirizohet për  Krishtin. Atëherë Nestori hyri në arenë dhe thirri:”Perëndi e Dhimitrit më ndihmo”.Dhe pasi luftoi me Lieo, e goditi me thikë në zemër dhe e vrau.
I  tërbuar nga kjo ngjarje-cudi,  perandori urdhëroi ta vrisnin Nestorin me shtizë,por edhe Shën Dhimitrin.Kështu u martirizua Shën Nestori dhe mësuesi i tij,Shën Dhimitri.Me këtë veprim të tij,Nestori na mëson se përball c’do vështirësie njerëzore duhet të thërrasim:”Zoti është ndihma ime dhe nuk do të trembem.Çfarë do  më bëjnë njerëzit? (Psalmi 55:5).

Kremtimi i Shën Nestorit festohet më 27 Tetor

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Shën Nestori,nxënësi i Shën Dhimitër Mirovlitit