/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Pandeleimoni

Shën Pandeleimoni

Shën Pandeleimoni

 

Shën Pandeleimoni (Pandeleon emri i tij i parë ),e kishte origjinën nga Nikomidhia e Azisë së vogël.Jetoi në vitet e perandorit dhe përndjekësit të madh  të krishterëve Maksimiano(286-305 pas Krishtit).
I ati i tij quhej Evstorjios dhe nuk besonte te Krishti por me mësimet e Shën Pandeleimonit u bë i krishterë.Nëna e tij,Efvuli vinte nga një familje e krishtere.
Shën Pandeleimoni studioi për mjekësi.U pagëzua i krishterë nga prifti i Kishës së Nikomidhisë,Ermolao.
Një ditë një gjarpër pickoi një djalë dhe e la pothuajse të vdekur.Shën Pandeleimoni duke iu lutur Krishtit e bëri mirë.
Një herë tjetër shëroi një të verbër  dhe ai shkoi te mbreti dhe i tha se Pandeleimoni e shëroi në emër të Krishtit tek i cili filloi të besonte dhe i verbëri i shëruar.Sa i dëgjoi këto mbreti,urdhëroi  t’i presin kokën.Vetë Shën Pandeleimoni u paraqit përpara mbretit,i cili urdhëroi ta torturonin derisa të mohonte besimin e tij.E torturuan me mënyra nga me të ndryshmet por Pandeleimoni nuk iu nënshtrua.Vetë Krishti iu shfaq me futyrën e priftit Ermologut,dhe e inkurajoi.
Së fundi urdhëroi mbreti t’i presin kokën dhe atëherë u dëgjua një zë nga qielli që e ftonte jo si Pandeleon por me emrin Pandeleimon.Sapo ekzekutuesi ngriti shpatën,shpata u perthye dhe hekuri shkriu si qiri.  Përpara kësaj mrekullie,ushtarët që ndodheshin atje besuan më Krishtin.Atëherë Shenjtori iu drejtua me dëshirë  martirizimit.Thuhet se nga plagët e tij nuk rrodhi gjak por qumësht dhe pema e ullirit ku e kishin lidhur,dha menjëherë frut.

Kremtimi i Shën Pandeleimonit festohet më 27 Korrik

 

 

A Marini.

 

Shën Pandeleimoni