Shën Qipriani dhe Shën Justina
Shën Qipriani vinte nga një familje e pasur e Karhidhonës dhe ishte një nga magjistarët më të njohur në ato kohë.
Shën Justina ishte me prejardhje nga Andiohia dhe ishte vajzë e priftit pagan Edhesio.Megjithëse edhe ajo ishte pagane,ishte njeri me zemër të madhe.Kur dëgjoi për Krishtin besoi menjëherë me gjithë zemër te Ai.Filloi të shkonte fshehtas në Kishë dhe nuk vonoi të bind edhe prindërit e saj për të vërtetën dhe të pagëzohen.I ati,nga prift pagan filloi t’i shërbej të Lartit.
Pas vdekjes së prindërve Justina vendosi t’ia përkushtoj jetën Zotit.
Një djalë i ri i quajtur Aglaidha, ishte dashuruar marrëzisht me të dhe mundohej me ç’do mënyrë ta bëj për vete.Por Justina,e cila i ishte përkushtuar tërësisht Perëndisë,i shmangej me vendosmëri. Aglaidha jo vetëm që nuk pranonte vendimin e saj por i verbuar nga dëshira për ta fituar shkoi dhe vizitoi magjistarin më të njohur të atyre kohëve,Qiprianin dhe i kërkoi ta ndihmonte duke i bërë magji ta bëj për vete Justinën.
Qipriani i kërkoi ndihmë njërit prej demonëve që i shërbenin.
Shën Justina u ngrit gjatë natës për të bërë lutjen,ashtu siç vepronte ç’do natë dhe filloi të ndiente shqetësime.Morri psalmet e Davidit dhe duke i lexuar kërkonte nga Zoti ta çliroj.Sapo bëri Kryqin,demoni i tmerrshëm u largua menjëherë.E njëjta gjë ndodhi për tre herë me radhë me demonë akoma më të fuqishëm.I fundit duke u kthyer i turpëruar te magjistari i tregoi se atje ku bëhet shenja e Kryqit ata largohen të turpëruar.Atëherë Qipriani filloi të kërkonte ç’farë e mbron Justinën nga magjia! Sapo mësoi se ajo ishte e krishtere dhe me forcën e Kryqit shkatërron ç’do forcë demonike,kuptoi se fuqia e shpirtrave të këqinj me të cilët ai bashkpunonte,ishte e pavlerë përpara të krishterëve.Atëherë mohoi demonët dhe besoi te Krishti.Dogji librat e magjive dhe idhujt dhe shkoi menjëherë te dhespoti për tu rrëfyer.Më pas u pagëzua dhe u dorrëzua prift.Punoi shumë për përhapjen e besimit te Krishti i Cili tanimë kishte mbushur jetën e tij dhe ishte gati të martirizohej për të.Më vonë populli e zgjodhi Episkop të Karkidhonës ku shërbeu me zell të vërtetë apostolik.
Shën Justina u bë murgeshë dhe igumene.
Ato kohë filluan përsëri pëndjekjet ndaj të krishterëve dhe për paganët Episkop Qipriani ishte në qendër të vëmendjes. U ankuan te përndjekësi Evtolmio që Qipriani bind me predikimet e tij njerëzit që të mohojnë idhujt dhe të besojnë te Krishti.Të njëjtën gjë bënë edhe për Justinën.Evtolmio i thirri Shenjtorët të dëshmojnë përpara tij.Pasi u bind që edhe përpara tij pohuan se besojnë te Krishti,urdhëroi të torturohen dhe të burgosen.
Pas disa ditësh i thërret për t’i pyetur sërisht,por panë se dashuria e Shenjtorëve për Krishtin ishte e patundur.Kështu urdhëroi t’i hidhnin në një tigan të madh me vaj të nxehtë.Shën Qipriani kërceu i pari në vajin e nxehtë.Kur vuri re shtangien e Justinës e inkurajoi duke i kujtuar se ajo mposhti demonët me anë të besimit të saj.Kështu pa u menduar hyri dhe Justina në vajin e nxehtë.Të dy Shenjtorët qëndruan pa pësuar asgjë.
Duke dashur Evtolmio tu tregoj se nuk digjen me anë të fuqisë së magjisë,hyri dhe vetë në tigan duke kërkuar ndihmen e perëndisë Zeus por u dogj dhe gjeti vdekje të frikshme.Të inatosur nga vdekja e Evtolmios përndjekësit i dërguan Shenjtorët te Çezari Klaudio i cili vendosi ti presin kokat.Kur e dëgjuan Shenjtorët u gëzuan sepse erdhi momenti që do derdhnin gjakun e tyre për Atë që derdhi gjakun e Tij mbi Kryq.Shën Qipriani,duke pasur parasysh frikën e natyrës së gruas,kërkoi të ekzekutojet e para Justina.Shën Justina e para dhe menjëherë pas saj Shën Qipriani morrën kurorën e martirëzimit.Në momentin që ekzekutonin Shën Qiprianin,kalonte atje një burrë i quajtur Theoktist i cili thërriti:”Padrejtësisht po e vrisni këtë njeri të drejtë!”. Menjëherë e ekzekutuan edhe atë.Një martir i tretë u shtua atë ditë që derdhi gjakun e tij.
Shën Qipriani dhe Shën Justina kanë Hirin prej Zotit të zgjidhin ç’do teknikë magjike dhe demonike tek njerëzit.
Kisha jonë kremton Shenjtorët Qiprian dhe Justina në 2 Tetor.