/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shen Sofianoi, Peshkop i Dropullit dhe Gjirokastres, vepër e Arqimandritit At. Nektario Peta nga Peloponezi i Greqisë

Shen Sofianoi, Peshkop i Dropullit dhe Gjirokastres, vepër e Arqimandritit At. Nektario Peta nga Peloponezi i Greqisë

Σταυρός111

Një nga Shenjtoret e panumërt te Kishës Ortodokse është dhe i panjohuri Oshënar Sofianoi, Peshkop i Dropullit që veproi ne Epirin e Veriut, ne Shqiperine jugore sot.  Ky ierark ishte një fizionomi fetare e dalluar dhe një luftëtar i madh në kohë të vështira.

Jeta dhe vepra e tij ndikuan në jetën dhe në historinë e Poliçanit, por dhe në të gjithë Epirin në përgjithësi. Betejat e tij me qendër Poliçanin, e vulosën rrugën e këtij vendi.

Pjesëmarja e tij në ndalimin e njehësimit [ d.m.th në mohimin me dhunë të kristianizmit dhe të pranimit me dhunë të myslimanizmit (islamit )] në Epir, ishte shumë e rëndësishme dhe vendimtare.

Shumë e quajne Apostull, Pararendës të At Kozma Etoloit. Por e rëndësishme është që Shën  Sofianoi zinte një vend të rëndësishëm ndër heronjtë dhe dëshmorët e Kishës Ikumenike.

Për gjithë zonën e Poliçanit, ierarku Sofiano përbën figurën më heroike e dëshmorin më të dalluar që shndërohet në Shënjtin e pakalueshëm mbrojtës dhe ruajtësin e kësaj zone.

Hollësira për jetën e Shën Sofianoit kanë shpëtuar  shumë pak. Vendlindja dhe koha e lindjes së tij mbeten të panjohura ndërsa në katallogët  peshkopalë të ierarkëve të Epirit përmenden  vitet 1672-1770.

Në vitin 1672 themeloi  shkollë  manastiri në Shën Thanasin e Poliçanit. Më vonë u tërhoq nga froni i peshkopit dhe u bë murg me gradë të lartë në Manastirin e Shën Thanasit .

Që atje me doktrinën e tij të guximshme dhe të ndriçuar, ngrohi shpirtrat e të Krishterëve, i  ngriti prej vendit ata,  formoi grupe të armatosura dhe ja doli mbanë të  përgjigjej dhunshëm dhe forcërisht tek armiqtë e besimit e të kombit  dhe të ndalojë konvertimin e popullatës në myslymanë, që kërcënonte të gjithë zonën ku ishte bari shpirtëror, ky ierark.

Sipas gjeografit Gjerman A. Philippson peshkopi Sofiano :  “ pasi u tërhoq erdhi në Manastirin e Shën Thanasit të Poliçanit që t’i mësojë banorët e zonës dhe tju japë fuqi atyre në durimin dhe eliminimin e rrezikut  të konvertimit dhe n.q.s në Epir ekzistojnë të krishterë dhe elementi ndër shekullor grek, kjo është rrjedhojë e përpjekjeve të këtij peshkopi”.

Që të çmojë dikush veprën e Sofianoit në të gjitha dimesionet duhet që në fillim të njohë periudhën në të cilën jetoi. Në fillimet e shekullit të 17-të, një rrezik i ri rethon dhe afrohet në zonën e Epirit.

Kjo periudhë është, për Epirin në përgjithësi, nga më të tmershmet e historisë së tij sepse duhet të përballonte një lëvizje të organizuar të konvertimit në grupime në myslymanë, të cilën e detyruan Turqit për të zhdukur  dimensionin greko-krishter  të Epirotëve.

Ryma e konvertimit në fillimet e shekullit të 17-të kishte marrë një sipërfaqe të tillë në zonat e sotme të Epirit të Veriut saqë sipas Aravadino, ekzistonte mundësia të përmblidhte të gjithë Epirin, sipas Monteatvano ekzistonte frika e konvertimit në myslymanë të të gjithë banorëve të këtyre zonave brenda një 10 vjeçari.

Pak më vonë presionet e Turqve në të gjithë zonën u bënë të pa durueshme dhe si rrjedhim sollën një situatë të dëshpërushme. Me të njejtat ngjyra të zymta e përshkruajnë,mjaft historianë, situatën që mbizotëronte  në zonat rrotull Poliçanit. 

E vetmja gjë e gëzueshme ishte që në këtë periudhë krize një yll i ri kombëtar u shfaq në horizontin e Epirit dhe ngriti krye kundër këtyre vështirësive, ky ishte Peshkopi i Shënjtë Sofianoi. Ishte dhespoti i ri i Dropullit dhe i Gjirokastrës. Shënjti nisi aktivitetin e tij të rezistencës në sfond. Me mësimet e tij të zjarrta dhe këmbëngulse ia doli mbanë nga  njëra anë të forconte besimin atyre që ju ishte tronditur e  të ngrinte një mur të pakalueshëm kundra dallgës të konvertimit në myslymanë, duke ndaluar  martesat dhe mblesëritë e ngatërruara ( myslymanë – krishterë)    dhe nga ana tjetër me fuqinë e shpirtit të dorëzonte zonën e  Gjirokastrës tek të krishterët,  pasi ia doli mbanë të përqëndrojë Osmanët në Malesovë.

Ndikimi i tij ishte aq i madh saqë dhe vetë osmanët e respektonin si Shënjtor sa ishte gjallë. Ky nder u forcua nga ndodhi të mrekullueshme të oshënarit dhe po përmendim  një nga ato : njëherë një vajzë e re osmane humbi  shaminë e saj në të cilën kishte qepur  monedha floriri. Kërkuan shumë, por asnjë nuk e gjente. Atëhere u drejtuan  tek peshkopi i respektuar dhe i qashtër,  oshënarin Sofiano, i cili me ndriçim i gjeti në një fole lejleku.

Baza e jetës dhe porti i aktivitetit të tij, Manastiri i Shën Thanasit, pas fjetjes së tij u quajt Manastiri i Shënjtorëve Thanas dhe Sofiano që fjeti e u varros atje me 26 Nentor 1711.

Prandaj pra, Sofianoi duhet dhe lavdërohet nga të gjithë historianët dhe intelektualët Epirotë  të të gjithë kohërave dhe akoma më tepër  nga banorët e gjithë fshatrave të zonës e në veçanti nga banorët e Poliçanit. Populli që me kriteret e tij të pagabueshme di, njeh, dhe nderon  ata që janë me të vërtetë të meritueshmit e të mëdhenjtë, shpalli Sofianoin Shenjtor të zonës, duke nderuar kujtimin e tij me 26 Nëntor ditën e vdekjes së tij me një panair të respektueshëm fetar.

Kaq e madhe ishte përhapja e ndikimit të shënjtorit pas fjetjes së tij, sa të krishterë e jo, betoheshin në emrin e tij ndërsa nderi i tij u përhap në Greqinë veriore, në ishujt e  Egjeut  ( Qikladhes) dhe arriti deri në  Qipro ku shumë pagëzohen  me emrin Sofiano.

Kështu që këto  vende kishin dhënë një betejë të madhe kundra myslymanizimit dhe kur pak më vonë nisi veprën e madhe kombëtare dhe të krishterë  Shën Kozma Etoloi, jo vetëm që nuk gjeti pengesa dhe vështirësi, por gjeti një vend pjellor për forcimin e besimit të krishter , të zhvillimit  të kulturës greke dhe përpunimin e idesë kombëtare.

Atje, në Shën Thanas, rruheshin lipsanët e Shënjtë të tij në një arkë argjëndi që kishte bërë igumeni i shkathët i Poliçanit, murgu Haxhi Anthimos  nga Siamoja (1821-1890).

Pas shkatërrimeve të njëpasnjëshme  të Manastirit dhe kryesisht gjatë sistemit didaktorial komunist që vendosi pushteti i vendit, arka me vlerë e argjëntë u vodh që të shitej, por është e çuditëshme që si lipsanët e oshënarit mbetën në vend. Gjatë kësaj periudhe pushteti ateist e zhndërroi  manastirin në kamp ushtarak.

Pas heqjes se kutisë metalike të Anthimit, lipsanët e shënjtë deri në fillim të vitit 2000 ishin të vendosura në një kuti të thjeshtë prej druri. Kjo kuti prej druri është e instaluar në lutësorja e cila ka formën e ierarkut dhe mbështetet ne kollonën e dytë to tempullit qëndror të Manastirit të   Shën Thanasit dhe Oshënar Sofianoit në Poliçan.

Lipsanët që shpëtuan, të oshënarit Sofiano, u përqëndruan nga një klerik i cili i gjeti në  një gjëndje të braktisur. I pastroi me kujdesin e duhur dhe i vendosi të gjitha bashkë në një kuti metalike të prodhuar në Janinë.

Gjithashtu shumë pjesë nga lipsanet e shënjta të oshënarit humbën për dy arsye : së pari, banorët i merrnin që t’ i vendosnin  nëpër arat ose  kopetë e tyre për mbrojtje, përderisa oshënari nderohet si shënjtor baritor dhe së dyti sepse i varrnin në qafën e fëmijëve  si mrojtëse nga shumë të këqija.

Nga At Efthimi, por dhe nga banorët e zonës, për arsye sigurie u transportuan në tempullin qëndror të Taksiarkëve të Poliçanit, ku deri më sot ruhen për agjiasmo (shënjtërim) e bekim

Kur përulësia ime më 2004 vizitoi  zonën për arsye shkencore, shkova në Poliçan që të studioj monumentet e saj të një interesi të veçantë, por edhe ti përulem Shënjtit të zonës , ierarkut Sofiano.

Pas ndërhyrjes të mrekullueshme, në një pjesëtar të familjes sime që kaloi  provë në momentim që kryenim lutje para oshënarit, premtuam si familje që do të bëjmë kuti të veçanta për pjesët e shpëtuara të lipsanës që të rruhen përjetësisht.

Gjatë vitit 2005 sipas premtimit  të të afërmve  e të miqëve të mi u vendosën lipsanët (eshtrat) e oshënarit në kuti metalike e të përshtatura për ruajtjen e  karës (kafkës) së nderuar  , të dorës dhe të këmbës së oshënarit, të cilat ishin të krijuara posaçërisht për këtë rast.

Shprehja më e paktë, nderimi dhe falenderimi nga bota Epirote, është festimi i kujtimit të tij. 

Shen Sofianoi, Peshkop i Dropullit dhe Gjirokastres, vepër e Arqimandritit At. Nektario Peta nga Peloponezi i Greqisë