/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Theodhora

Shën Theodhora

Shën Theodhora

 

Shën Theodhora jetoi në shekullin e 9 pas Krishtit,në vitet e Perandorisë Bizantine.
Prejardhja e saj ishte nga Arkadia e Peloponezit ndaj dhe e njohin si Theodhora Peloponeze.Prindërit e saj ishin njerëz të varfër por shumë besimtarë.E donin shumë Perëndinë dhe i rritën fëmijët me besim te Krishti.Shën Theodhora që në moshë të vogël dallonte nga fëmijët e tjerë të familjes.Kishte një dashuri te vecantë për Perëndinë dhe thirrje për tu bërë e Shenjtë  .Kaq shumë e donte Perëndinë sa dëshironte T’i përkushtonte jetën.Në moshën 17 vjecare vendosi të shkoj të jetoj në manastir.Por e çuditshme është se nuk zgjodhi një manastir grash por shkoi të jetonte në një manastir burrash.U paraqit si burrë me emrin Theodhor,në manastirin e “Shën Marisë” që ndodhet në kufijtë e zonave Arkadi -Mesini.Nuk e dimë arsyen përse  e bëri këtë gjë.
Në manastirin ku jetonte ishte shëmbull i përulësisë,bindjes dhe durimit.Këto virtyte e ngritën lart gradualisht në jetën shpirtërore.Igumeni dhe murgjit e tjerë duke admiruar  vecoritë e personalitetit të tij(saj),i besuan edhe  punë jashtë manastirit.
Atë periudhë,në shumë zona të Peloponezit kishte  rënë zi buke -uri dhe njerëzit dhe manastiri rrezikonin nga e pangrëna.Të gjithë murgjit kishin kthyer sytë nga “Theodhori” si i vetmi që mund ti ndihmonte në këtë gjëndje të vështirë ku ndodheshin.Në të vërtetë “Theodhori” vizitoi shumë shtëpi të krishterësh për tu qëndruar pranë dhe njëkohësisht kur ishte e mundur të ndihmonte edhe murgjit e manastirit.Por ndodhi dicka tronditëse.Një grua e akuzoi atë me një akuzë të rëndë.
“Murgu tha më la shtatëzanë!”.Ky lajm u përhap shumë shpejt!Një dëshmi e rreme tanimë ishte krijuar.Prindërit e gruas shtatëzanë ,të inatosur shkuan në manastir dhe në mënyrë të dhunshme e urdhëruan ti ndiqte pas.Murgu megjithëse i mohoi akuzat,pranoi ti ndiqte.
Në vazhdim e gjykuan me procedura të përshpejtuara dhe e quajtën fajtor.Morri dënimin më ekstrem “Vdekje duke i prerë kokën”. Edhe pse kishte mundësi me shfaqen e trupit te saj të tregonte se ishte e pafajshme,zgjodhi të mbaj mbi supe gjithë këto akuza të rreme.Vendi ku do ekzekutohej u caktua fshati Vasta në zonën e Arkadisë.Ekzekutuesi e shoqëronte dhe “Theodhori” e ndiqte si “qingji pa zë”.
Më pas shpirti i Shën Theodhorës fluturoi drejt qiellit tek vendi i martirëve të Kishës sonë.
Ata që e ekzekutuan,kur panë trupin e saj,të trembur kërkuan falje nga Perëndia.
Ngjarja e çuditshme u përhap gjithandej!Igumeni dhe murgjit duke vajtuar arritën në vëndin e ekzekutimit dhe varrosën trupin e saj në manastir duke lavdëruar Perëndinë.Para se të ekzekutohej thonë se Shenjtorja kërkoi nga Perëndia: trupi i saj të bëhet Kishë,flokët të bëhen pemë dhe gjaku i saj të bëhet lum.Dhe në të vërtetë në vëndin ku u martirizua Shenjtorja ndërtuan një Kishë në kujtim të saj.Në catinë e Kishës  mbin 17 pemë aq sa ishin dhe vitet e saj dhe pranë Kishës rrjedh një lum i vogël. Kisha ndodhet në Vasta të Arkadisë.

Kujtimi i saj kremtohet më 11Shtator

 

A.marini

Shën Theodhora