Shën Trifoni
Shën Trifoni jetoi në vitet e perandorëve Gordian (238-244),Filip (244-249) dhe Dhekio (249-251).
Prejardhjen e kishte nga një familje e varfër e Lampsako të Frigias.Që kur ishte fëmijë punonte dhe ndihmonte familjen duke rritur pata,për të siguruar ushqimet e përditshme.Njëkohësisht stiudionte me zell Shkrimin e Shenjtë dhe kryente me respekt detyrat e tij të krishtere.Dalë-ngadalë Trifoni filloi jo vetëm të mësoj vetë por tu mësoj edhe të tjerëve të vërtetat e besimit .Trifoni arriti një shkallë të lartë shpirtëroredhe Perëndia e bekoi me dhuratën Hyjnore e të bërit mrekulli.Shën Trifoni shëronte shumë të sëmurë dhe pastronte shpirtet e ndotura nga frymët e liga.
Perandor Gordiano dëgjoi për mrekullitë e shenjtorit dhe iu lut të shëroj vajzën e tij të sëmurë.Për ta falenderuar, perandori i ofroi atij dekorime dhe pasuri,dhurata të cilat Shën Trifoni nuk i pranoi.Në vitin 250 pas Krishtit,në fronin e perandorit u ul Dhekios,i cili shpalli përndjekje ndaj të krishterëve.Shën Trifoni u arrestua nga ushtaraku Frondo
për arsye se nuk nderonte idhujt dhe iu dorrëzua për gjykim Tiverios dhe Klaudios në Nikea të Vithinisë.
Shën Trifoni pohoi me guxim përpara tyre besimin e tij.Menjëherë përndjekësit urdhëruan ta torturojnë.I cpuan trupin me shtizë dhe e lidhën nga këmbët te kuajt duke e tërhequr zvarrë në mes të ngricës në rrugë me gurë.Shenjtori i lutej vazhdimisht Perëndisë duke thënë:”Zot mos ia merr parasysh këtë mëkat”.
Pas gjithë torturave ata e pyetën shenjtorin nëse dëshironte tu falej idhujve .Martiri i Krishtit iu përgjigj:” Drejtues i marrë dhe i keq, është e mundur të jesh i llogjikshëm duke qënë se je i dehur nga djalli? Unë gjithmon e kaloj jetën time me dituri sepse kam Krishtin ndihmës të shpresës time”.
Pasi dëgjuan këto fjalë përndjekësit e mbyllën në një dhomë izolimi duke i lënë disa ditë kohë “për tu cliruar nga padituria e tij” dhe për t mohuar besimin më Krishtin.Pas afatit të lënë Klaudio e pyeti shenjtorin nëse gjatë kohës së torturave arriti të bindej tu falej idhujve.Shenjtori pohoi përsëri me burrëri shpirtërore Emrin e Perëndisë.Të tërbuar nga qëndrimi i tij e tërhoqën zvarrë të zhveshur mbi gozhdë, e goditën dhe i dogjën brinjët me lambadhe.Përpara se ti prisnin kokën shenjtori pëshpëriti duke thënë :Zot Jesu Krisht pranoje shpirtin tim”.
Kisha jonë kremton Shën Trifonin në 1 Shkurt.
Përkthyer nga M. Vasili
Shën Trifoni