Shën Varvara
Shenjtore Varvara jetoi në vitet e perandorit Maksimiano (286-305 pas Krishtit).
Ishte vajza e paganit Dioskor,i cili ishte ndër paganët më të pasur të Iliupolit.
Shën Varvara kishte një bukuri të vecantë dhe për këtë arsye i ati e mbante të mbyllur në një kullë.Nuk kemi të dhëna se kush i foli dhe i mësoi të vërtetat e besimit të krishterë.Duke qënë se i ati besonte dhe adhuronte idhujt, Shenjtorja e mbante të fshehur besimin e saj.Por rastësisht një veprim i saj bëri ta kuptoj Dioskori besimin e të bijës.Shën Varvara kërkoi të hapnin në kullën ku e mbanin të mbyllur, tre dritare në emër të Trinisë së Shenjtë.Kështu Dioskori u bind se vajza e tij ishte bërë e krishtere.
U inatos aq shumë sa e ndoqi me shpatë nëpër kullë që ta vriste.Shenjtorja arriti të shpëtonte për momentin dhe u fsheh në mal.Dioskori e ndoqi dhe e gjeti.E morri dhe ia dorrëzoi gjykuesit Makriano me akuzën se ishte e krishtere.Kur e pyetën,ajo pohoi me guxim besimin më Krishtin dhe mohoi idhujt.Atëherë iu nënshtrua torturave rrënqethëse.Pasi e torturuan,e nxorrën të zhveshur nëpër rrugët e qytetit dhe në fund u ekzekutua nga vetë babai i saj.Në momentin që i preu kokën,Dioskorin e gotiti një rrufe dhe ra në tokë i vdekur.
Në shumë ikona Shën Varvara paraqitet me një kupë në dorë, si mbrojtëse nga vdekja e papritur dhe duke mos dashur që të humbasin Kungimin e Shenjtë ata që janë duke vdekur.
Kisha jonë feston kremtimin e saj më 4 Dhjetor.
Përkthyer nga N. Ikonomi
Shën Varvara