/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Thekla,dëshmorja e parë

Thekla,dëshmorja e parë

Thekla,dëshmorja e parë

 

Dëshmorja e Shenjtë  Thekla,rridhte nga një familje patriarkale e Ikonios e Azisë së vogël.Nëna e saj Theoklia,ishte besimtare fanatike e idhujve.
Thekla ishte 18 vjec dhe ishte e fejuar me një djalë  me pozitë në atë zonë,i quajtur Thamirin,dhe përgatiteshin për tu martuar.Por ndodhi dicka e cila  ndryshoi gjithë jetën e saj.
Në atë zonë shkoi atë kohë Apostull Pavli për të përhapur mësimet e Krishtit.
Qëndroi në shtëpinë e një besimtari që quhej Onisifor dhe fliste ditë-natë për  Krishtin.Shumë njerëz shkonin dhe dëgjonin të etur fjalët e Apostull Pavlit.
E gjithë kjo zgjoi kurreshtjen e Theklës për të dëgjuar fjalët e Apostullit por nuk mund të shkonte në shtëpinë e Onisiforit.Për të mos rënë në sy,ajo shkoi pasi u err,qëndroi te dera  dhe dëgjonte fjalët e Apostull Pavlit pa e vënë re askush.Fjalët e Apostullit i bënë shumë përshtypje dhe filloi të mendohet thellë për shpëtimin e saj.
-E bekuar është martesa por virgjëria është më e vyer,thosh Apostull Pavli.
Nëna e saj e kishte ndjekur dhe e dinte ku shkonte,por dhe Thekla pasi e pyeti,nuk e mohoi të vërtetën.Me guxim admirues ajo u përgjigj se beson te Krishti dhe tanimë ishte dhe ajo e krishtere sepse Ai është Perëndia i vërtet.Nëna e saj atëherë thirri të fejuarin dhe i kërkoi që të shpejtonin martesën.U përpoq me fjalë dashurie t’i kthente mendje por një tjetër “dhëndër”kishte marrë zemrën e saj,Jesu Krishti,për të cilin fliste Apostull Pavli.Mësimet e tij rreth virgjërisë ishin rrënjosur në zemrën e saj dhe kishte vendosur të ngelet e virgjër,nuse e Zotit Krisht.
I fejuari i Theklës kërkon të arrestohet Apostull Pavli dhe  menjëherë e burgosën.
Sapo mësoi Thekla se Apostull Pavli  ndodhet në burg,shkoi dhe ajo atje.I dha rojeve gjithë margaritarët që kishte dhe ata e lanë të hyj.Në burg,ajo vazhdonte dhe dëgjonte Apostullin për mësimet e Krishtit.
Shpirti i saj digjej për të predikuar edhe ajo  mësimet e Krishtit.
Nëna e saj,e mbushur me urrejtje për të krishterët,humbi cdo dashuri prindërore dhe kërkoi ta digjnin të gjallë,që të tremben vajzat e tjera dhe të mos lënë burrat.Preferonte ta shihte atë të vdekur dhe jo të krishtere.
Thekla, në ato momente pa t’i shfaqet Krishtin,i cili iu paraqit me fytyrën e Pavlit në mes të njerëzve dhe më pas u ngjit në qiell.Kuptoi se Krishti ishte bashkë me të këto momente të vështira.
Ndezën një zjarr të madh dhe e vendosën Shenjtoren në mes të flakëve.Ajo jo vetëm nuk u dogj por freskohej nga flakët.Re të zeza mbuluan qiellin dhe filloi të bjerë shi.Akoma dhe breshër ra dhe vrau shumë njerëz.
Kur panë që nuk mundën t’i bënin gjë,e lanë të lirë.
Menjëherë Thekla filloi të kërkonte Apostull Pavlin dhe bashkë me të u drejtuan drejt Aniokisë.
Atje kaloi pësëri një vështirësi të madhe:Një i ri i pasur i asaj zone, Aleksandri,i mahnitur nga bukuria e saj,kërkoi të martohej me të.Thekla nuk pranoi dhe ai,qëllimisht e puthi në rrugë para shumë kalimtarëve.Shenjtorja nuk nguroi, ia grisi rrobat e trupit dhe i rrëzoi nga koka kurorën që mbante.Kjo ishte arsyeja për të cilën Theklën e arrestuan përsëri.
E hodhën mes kafshëve të egra,por Thekla nuk pësoi asgjë.
Aleksandri bashkë me ata që e arrestuan u trembën nga kjo mrekulli dhe e lanë menjëherë të lirë.Pas  pak kohe, Thekla shkoi në Mira të Likias dhe më pas,në marrveshje me Apostull Pavlin u kthye në Ikonio për të predikuar mësimet e Krishtit.
Më pas u strehua në malet e Selevkisë.Jetoi atje me lutje dhe në emër të Jesu Krishtit ndihmonte shumë njerëz duke i shëruar nga  sëmundjet.Por kjo gjë u krijoi zili doktorëve të  zonës.Ata mendonin t’i bënin keq  dhe dërguan disa djem të rinj për ta shqetësuar.Atëherë Shenjtorja e lavdishme Thekla,kërkoi mëshirën e Perëndisë dhe një gur i madh u ca në mes dhe ajo hyri brënda tij.Jetoi brënda në gur deri sa ndërroi jetë në moshën 90 vjecare.
Kremtimi i saj festohet më 24 Shtator .

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Thekla,dëshmorja e parë