Duhet të ishte viti 1929, kur Shenjti ishte në moshën 35 vjeç.
U nis për të shkuar në manastirin e Shën Prohorit.Shkonte shumë shpesh atje.
Rruga deri në manastir ishte e vështirë dhe shumë e lodhshme.Për të kapërcyer këto vështirësi,Shenjti përdorte një makinë të thjeshtë . Në një vizitë të tillë të tij takoi në rrugë një grua plak.Shenjti kuptoi që e moshuara po shkonte në këmbë në manastir dhe i kërkoi shoferit të ndaloj për të marrë me vete në makinë.
Iu lut të hipte dhe të shkonin bashkë në manastir.
“-Faleminderit biri im,iu përgjigj plaka,por unë jam e varfër.
Shenjti i buzëqeshi dhe i shpjegoi se nuk do paguante asgjë.
Atëherë e moshuara i tha:
“-Nuk ta thash për këtë arsye biri im.Por sepse jam e varfër nuk kam asgjë për t’i dhuruar Shën Prohorit,përveç këtij mundimit”.
Atë moment Shën Justini i ra ballit me dorë në shenjë çuditjeje dhe admirimi dhe pëshpëriti:
“-Ah Justin,u bëre pedagog i Teologjisë por respektin e kësaj plake nuk mund ta arrish”.
U kthye përsëri nga shoferi.E pagoi,zbriti dhe vazhdoi më këmbë rrugën e ngelur për në manastir,bashkë me të moshuarën.