Shën Anisia
Shën Anisia jetoi në vitet e perandorit Dhioklitian,298 pas Krishtit.Origjinën e kishte nga qyteti i Selanikut.Prindërit e saj ishin njerëz të pasur dhe të devotshëm.Edhe pas vdekjes së tyre, Anisia qëndroi një vajzë e fortë dhe e virtytshme.Nuk u “deh” nga pasuria që trashëgoi dhe as fakti që ngeli jetime nuk ndikoi për ta cuar në rrugë të gabuar.Me urtësi përpiqej të mësonte cfarë janë “të këndshme për Zotin”, cfarë janë të vlefshme dhe të mirëpritura për Perëndinë.Shpejt u bë e njohur për jetën e virtytshme që Shenjtorja bënte.Një ditë duke shkuar për në Kishë,takoi në rrugë një ushtar paganë.Ai e detyroi me dhunë që të nderonte idhujt por Shën Anisia pohoi se besonte në Një Perëndi të vërtetë,tek Jesu Krishti dhe Atë falenderon cdo ditë.Ushtari,i tërbuar nga inati filloi duke sharë Perëndinë.Atëherë Shën Anisia e pështyu atë në fytyrë.I turpëruar,ai nxorri shpatën dhe e goditi Shenjtoren.Shpata depërtoi ne trupin e saj dhe Shën Anisia ndërroi jetë duke marrë kështu kurorën që nuk vyshket të martirizimit.
Lipsani i Shën Anisisë ndodhet në Kishën e Shën Dhimitrit në qytetin e Selanikut.
Kisha jonë kremton Shën Anisinë më 30 Dhjetor.
Përkthyer nga A. Marini