Më 30 Janar Kisha jonë feston tre Hierarkët ,Shën Vasilin e Madh,Shën Grigor Teologun dhe Shën Joan Gojartin. Secili prej Tre Hierarkëve ka ditën e tij të kremtimit.
Shën Vasili i madh kremtohet më 1 janar, (dita e fjetjes së tij) dhe pikërisht në këtë ditë festohet kujtimi i tij.
Shën Grigor Theologu ndërroi jetë më 25 janar.
Ndërsa Shën Joan Gojarti ndërroi jetë , më 14 shtator , por kutimi i tij u përcaktua në 13 nëntor, për arsye se korespondonte me ditën e Kryqit të Çmuar.
Mitropoliti i Efkaisë, Joan Mavropus,me ndricim prej së larti vendosi kremtimin e Tre Hierarkëve më 30 Janar. Shkaqet që sollën marrjen e këtij vendimi ishin këto:
Në fillim të shek të XI-të shumë intelektualë të Konstandinopojës debatonin ndërmjet tyre se cili prej Hierarkëve ishte më i vyer dhe më i rëndësishëm. Disa mbështesnin Shën Vasilin e Madh, disa Shën Grigorin Teologun dhe të tjerë Shën Joan Gojartin. Kështu të krishterët u ndanë në tre grupe. Vasilitët, Grigoritët, Joanitët.
Këtij acarimi i dha fund mitropoliti i Efkaisë . Hierarkët iu shfaqën Joanit dhe në një gojë i thanë. “Ne përpara Perëndisë jemi sikurse na sheh.Nuk kemi as konflikte dhe as luftë, por shkruajtëm të tre për shpëtimin e njerëzve, sipas ndriçimit që na u dha. Dhe të parë ndër ne nuk ka, por jemi njësoj, sikurse urdhëroi Perëndia. Ndaj mblidhuni në një ditë kremtimi për të tre, sikurse dhe ne jemi një përpara Perëndisë”.
Kështu, mitropoliti për të qetësuar situatën, vendosi kremtimin e Tre Hierarkëve më 30 Janar. Tre palët u miqësuan dhe Joani Mavropusi kompozoi shërbesën që kryhet më 30 Janar,në ditën e kremtimit të Tre Hierarkëve.