/ Ungjilli i të djelës / E 12 e Mattheut

E 12 e Mattheut

E 12 e Mattheut

 

(Llk.10:38-42,11;27-28)

38Edhe ndodhi që kur ata po shkonin, ai hyri në një fshat; edhe një grua me emrin Marta, e priti atë në shtëpinë e saj. 39Edhe ajo kishte një motër që quhej Maria, e cila ndenji pranë këmbëve të Jisuit dhe dëgjonte fjalën e tij. 40Ndërsa Marta mundohej shumë duke shërbyer; edhe pastaj erdhi përpara tij, e tha: Zot, A nuk do të dish se ime motër më la vetëm të shërbej? Thuaji pra asaj të më ndihmojë. 41Edhe Jisui u përgjigj e i tha: Marta, Marta, kujdesesh e shqetësohesh për shumëpunë. 42Po për një është nevojë, edhe Maria zgjodhi pjesën e mirë, e cila nuk do të merret prej saj.
 
27Edhe ndodhi që kur ai po thoshte këto, një grua prej turmës ngriti zërin e i tha atij: Lum barku që të ka mbajtur, edhe gjinjtë që ke thithur. 28Po ky tha: Por në të vërtetë, të lumur janë ata që dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e ruajnë.
 
 
 
 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org//

 
 

E 12 e Mattheut