/ Ungjilli i të djelës / E 15 e Mattheut Urdhërimi i madh

E 15 e Mattheut Urdhërimi i madh

E 15 e Mattheut Urdhërimi i madh

 

Mt.22:36-46

35 Edhe një mësues ligji nga ata, e pyeti duke e ngacmuar atë,
36 e duke thënë: Mësues, cili urdhërim është më i madhi në ligj?
37 Edhe Jisui i tha atij: “Të duash Zotin Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, dhe me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde”. 38 Ky është urdhërimi i parë dhe i madh. 39 Edhe i dyti i ngjashëm me të është: “Të duash të afërmin tënd si veten tënde”.
40 Gjithë ligji dhe profetët varen nga këto dy urdhërime.
41 Edhe ndërsa ishin mbledhur Farisenjtë, Jisui i pyeti,
42 duke thënë: Ç’mendoni ju për Krishtin? I biri i kujt është? I thonë: I Davidit.
43 U thotë atyre: Si pra Davidi në Frymë e quan atë Zot,
44 duke thënë: “I tha Zoti Zotit tim: Rri në të djathtën time deri sa të vë armiqtë e tu nënkëmbëse të këmbëve të tua”?
45 Në qoftë pra se Davidi e quan Zot, si është i biri i atij?
46 Edhe asnjë nuk mundej t’i përgjigjej ndonjë fjalë; as nuk guxoi ndonjë që atë ditë ta pyesë më.

 

Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë