E 2 e Llukait
31Edhe siç doni t’ju bëjnë juve njerëzit, edhe ju bëjuni atyre po ashtu. 32Edhe nëse doni ata që ju duan, çfarë hiri keni ju? Sepse edhe mëkatarët duan ata që i duan. 33Edhe nëse u bëni mirë atyre që ju bëjnë mirë juve, çfarë hiri keni ju? Sepse edhe mëkatarët po atë bëjnë. 34Edhe nëse u jepni hua atyre, prej të cilëve shpresoni t’i merrni prapë, çfarë hiri keni ju? Sepse edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve, që t’i marrin prapë po aq. 35Por duajini armiqtë tuaj, edhe bëni mirë, edhe jepni hua, pa pasur më ndonjë shpresë; edhe paga juaj do të jetë e shumtë, edhe do të jeni bijtë e të Lartit; sepse ai është i mirë me mosmirënjohësit dhe me të ligjtë. 36Bëhuni pra të dhembshur, sikurse dhe ati juaj është i dhembshur.
Kisha Orthodhokse
Autoq efale Shqipërisë
http://orthodoxalbania.org/