/ Ungjilli i të djelës / E 2 e Llukait Ungjilli

E 2 e Llukait Ungjilli

 E 2 e Llukait Ungjilli

 

(Llk.6:31-36).

31Edhe siç doni t’ju bëjnë juve njerëzit, edhe ju bëjuni atyre po ashtu. 32Edhe nëse doni ata që ju duan, çfarë hiri keni ju? Sepse edhe mëkatarët duan ata që i duan. 33Edhe nëse u bëni mirë atyre që ju bëjnë mirë juve, çfarë hiri keni ju? Sepse edhe mëkatarët po atë bëjnë. 34Edhe nëse u jepni hua atyre, prej të cilëve shpresoni t’i merrni prapë, çfarë hiri keni ju? Sepse edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve, që t’i marrin prapë po aq. 35Por duajini armiqtë tuaj, edhe bëni mirë, edhe jepni hua, pa pasur më ndonjë shpresë; edhe paga juaj do të jetë e shumtë, edhe do të jeni bijtë e të Lartit; sepse ai është i mirë me mosmirënjohësit dhe me të ligjtë. 36Bëhuni pra të dhembshur, sikurse dhe ati juaj është i dhembshur.
 
 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

E 2 e Llukait Ungjilli