E 5 e Llukait Ungjilli
Llk.16:19-31
19Edhe ishte një njeri i pasur, edhe vishej me purpur e me li të çmueshëm, duke dëfryer përditë me ndriçim. 20Ishte dhe një i varfër që e kishte emrin Llazar, i cili dergjej pranë portës së atij plot me plagë, 21edhe dëshironte të ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e të pasurit; por edhe qentë vinin e lëpinin plagët e tij. 22Edhe ndodhi që i varfëri vdiq dhe u pru nga engjëjt në gjirin e Abrahamit. Dhe vdiq edhe i pasuri dhe u varros. 23Edhe në had, ku ishte në mundime, ngriti sytë e tij e sheh Abrahamin së largu, edhe Llazarin në gjirin e atij. 24Edhe ai thërriti e tha: O atë Abraham, përdëllemë, dhe dërgo Llazarin, që të lyejë majën e gishtit të tij në ujë, edhe të më ftohë gjuhën; sepse po mundohem në këtë flakë. 25Po Abrahami i tha: O djalë, kujtohu, se ti i more gjithë të mirat e tua në jetën tënde, edhe Llazari gjithashtu të këqijat; po tani ky ngushëllohet këtu, ndërsa ti mundohesh. 26Edhe mbi të gjitha këto, në mes nesh e jush është vendosur një hendek i madh, që kështu ata që duan të shkojnë së këtejmi tek ju, të mos mundin, as të andejmit të kalojnë tek ne. 27Edhe ai tha: Të lutem pra, o atë, ta dërgosh atë në shtëpinë e tim eti, 28sepse kam pesë vëllezër; që të japë dëshmi ndër ata, që të mos vijnë edhe ata në këtë vend të mundimit. 29Abrahami i thotë: Kanë Moisiun dhe profetët; le të dëgjojnë ata. 30Edhe ai tha: Jo, o atë Abraham; por në shkoftë ndonjë nga të vdekurit tek ata, do të pendohen. 31Edhe ai i tha: Në qoftë se nuk dëgjojnë Moisiun dhe profetët, as në u ngjalltë ndonjë nga të vdekurit, s’kanë për t’u bindur.
Kisha Orthodhokse
Autoq efale Shqipërisë
http://orthodoxalbania.org/