/ Ungjilli i të djelës / E 8 e Llukait Ungjilli

E 8 e Llukait Ungjilli

 

E 8 e Llukait Ungjilli

 
 
(Llk.10:25-37)

25Edhe ja tek u ngrit një mësues ligji, duke e ngarë atë, e duke thënë: Mësues, ç’të bëj, që të trashëgoj jetën e përjetshme? 26Edhe ai i tha, Ç’është shkruar në ligj; si lexon? 27Edhe ai u përgjigj e tha: “Të duash Zotin Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde dhe me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë fuqinë tënde dhe me gjithë mendjen tënde dhe të afërmin tënd si veten”. 28Edhe ai i tha: U përgjigje drejt; bëj këtë, edhe do të rrosh. 29Po ai, duke dashur të nxjerrë veten e tij të drejtë, i tha Jisuit: E cili është i afërmi im?

30Edhe Jisui mori fjalën e tha: Një njeri zbriste nga Jerusalemi në Jeriko dhe ra në duar kusarësh, të cilët si e zhveshën dhe e bënë me plagë, ikën dhe e lanë gjysmë të vdekur. 31Edhe qëlloi të zbriste asaj udhe një prift; edhe kur e pa atë, shkoi nga ana tjetër. 32Kështu edhe një Levit, sa arriti në atë vend, erdhi e pa, dhe shkoi nga ana tjetër. 33Po një samaritan, duke udhëtuar, erdhi në këtë vend, edhe kur e pa, iu dhimbs, 34edhe erdhi pranë e i lidhi plagët, duke derdhur mbi to vaj e verë, edhe e hipi në kafshën e tij, dhe e solli në një bujtinë, e u kujdes për të. 35Edhe të nesërmen kur doli, nxori dy dinarë e ia dha bujtinarit, dhe i tha: Kujdesu për këtë njeri; dhe ç’të prishësh më tepër, unë, kur të kthehem, do të t’i jap. 36Cili nga këta të tre të duket se u bë i afërmi i atij që ra në duart e kusarëve? 37Edhe ai i tha: Ai që bëri përdëllim për të. Atëherë Jisuj i tha: Shko edhe ti bëj kështu.

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

E 8 e Llukait Ungjilli