/ Ungjilli i të djelës / E 8 e Mattheut

E 8 e Mattheut

E 8 e Mattheut

 

 

(Mt 14:14-22)

14 Edhe kur doli Jisui, pa turmë të madhe, edhe iu dhimbs për ta, edhe shëroi të sëmurët e tyre.

15 Edhe si u ngrys, i erdhën pranë nxënësit e tij, e i thanë: Vendi është i shkretë edhe koha tashmë ka shkuar. Lësho turmat, që të shkojnë nëpër fshatrat të blejnë të ngrëna për veten e tyre. 16 Por Jisui u tha atyre: Nuk kanë nevojë të shkojnë. Jepuni ju atyre të hanë. 17 Edhe ata i thonë atij: Nuk kemi këtu veçse pesë bukë dhe dy peshq. 18 Edhe ai tha: M’i sillni mua ato këtu.

19 Edhe urdhëroi turmat të shtrohen mbi bar, edhe mori të pesë bukët e të dy peshqit, edhe ngriti sytë përpjetë në qiejt dhe bekoi; edhe pasi i theu, ua dha bukët nxënësve, edhe nxënësit turmave. 20 Edhe hëngrën të gjithë e u ngopën; edhe ngritën tepricën e copave, dymbëdhjetë kofinë plot. 21 Edhe ata që hëngrën ishin rreth pesë mijë burra, veç grave e fëmijëve.

22 Edhe përnjëherë Jisui i shtrëngoi nxënësit e tij të hyjnë në lundër, edhe të shkojnë përtej më përpara se ai, deri sa të lëshojë turmat.

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

E 8 e Mattheut