E Djela e të paralizuarit
Joani 5:1-15
Pas këtyre ishte e kremtja e Judenjve; edhe Jisui u ngjit në Jerusalem. 2Edhe në Jerusalem afër portës së Dhenve është një pellg uji që quhet hebraisht Betesda, edhe ka pesë kamare. 3Në këto dergjej një shumicë e madhe të sëmurësh, të verbrish, të çalësh, të paralizuarish që pritnin lëvizjen e ujit. 4Sepse kohë pas kohe zbriste një engjëll në pellg dhe trazonte ujin; ai pra që të hynte i pari pas trazimit të ujit, shërohej prej çfarëdo sëmundjeje që të kishte.
5Edhe atje ishte një njeri, që ishte i sëmurë tridhjetë e tetë vjet. 6Jisui kur e pa këtë se po dergjej, edhe mori vesh se tashmë prej shumë kohe ishte i sëmurë, i thotë: A do të shërohesh? 7 I sëmuri iu përgjigj: Zot, s’kam njeri të më vërë në pellg kur trazohet uji; edhe kur vij unë, një tjetër zbret përpara meje. 8Jisui i thotë: Çohu, ngri shtratin tënd, edhe ec. 9Edhe përnjëherë njeriu u shërua, edhe ngriti shtratin e tij, edhe ecte. Edhe atë ditë ishte e shtunë.
10Judenjtë pra i thoshin atij që u shërua: Eshtë e shtunë. Nuk të lejohet të ngresh shtratin. 11Iu përgjigj atyre: Ai që më shëroi, ai më tha: Ngri shtratin tënd dhe ec. 12E pyetën pra: Cili është ai njeri që të tha: Ngri shtratin tënd dhe ec! 13Po ai që u shërua nuk e dinte cili është; sepse Jisui u shmang, se kishte shumë gjindje në atë vend.
14Pastaj Jisui e gjen atë në tempull, edhe i tha: Ja tek u shërove; mos mëkato më, që mos të të bëhet ndonjë gjë më e keqe. 15Njeriu pra shkoi dhe lajmëroi judenjtë se ai që e shëroi është Jisui.
Kisha Orthodhokse
Autoq efale Shqipërisë
http://orthodoxalbania.org/
E Djela e të paralizuarit