/ Ungjilli i të djelës / I pasuri i pamend

I pasuri i pamend

I pasuri i pamend

 

Llk.12.16:21

16 Edhe u tha atyre një paravoli, duke thënë: Toka e një njeriu të pasur dha shumë prodhim.
17 Edhe ai mendohej me veten e tij, duke thënë: Ç’të bëj? Se s’kam ku të mbledh prodhimet e mia.
18 Dhe tha: Këtë kam për të bërë, do të prish grunarët e mi dhe do t’i ndërtoj më të mëdhenj, edhe do të mbledh atje gjithë prodhimet e mia dhe të mirat e mia.
19 Edhe do t’i them shpirtit tim: O shpirt, ke shumë të mira që gjenden për shumë vjet; prehu, ha, pi, edhe dëfre.
20 Po Perëndia i tha: I marrë, këtë natë do të kërkojnë prej teje shpirtin tënd. Dhe të kujt do të jenë sa bëre gati?
21 Kështu do të jetë ai që mbledh thesarë për veten e tij dhe nuk bëhet i pasur në Perëndinë.

 

Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

 

I pasuri i pamend