/ Ungjilli i të djelës / Pendikostia

Pendikostia

Pendikostia

 

Joani 7:37-52,8:12

37Edhe ditën e fundit, ditën e madhe të së kremtes, Jisui qëndroi e thirri, duke thënë: Kush të ketë etje, le të vijë tek unë e le të pijë. 38Ai që më beson mua, siç tha Shkrimi, lumenj uji të gjallë do të rrjedhin nga barku i tij. 39Edhe këtë e tha për Frymën që kishin për të marrë ata që do t’i besonin; sepse ende s’ishte dhënë Fryma e Shenjtë; sepse Jisui ende s’ishte lavdëruar.

40Shumë pra, prej turmës kur dëgjuan këtë fjalë, thoshin: Ky është me të vërtetë profeti. 41Të tjerë thoshin: Ky është Krishti. Të tjerë thoshin: Mos vjen Krishti nga Galilea? 42A nuk tha Shkrimi se Krishti vjen nga fara e Davidit dhe nga fshati Betlehem, nga ku ishte Davidi? 43U bë pra një përçarje në turmë për të. 44Edhe disa prej tyre donin ta kapnin; po asnjë s’vuri duart mbi të.

45Erdhën pra shërbëtorët te kryepriftërinjtë e te Farisenjtë, edhe ata u thanë atyre: Pse nuk e prutë? 46Shërbëtorët u përgjigjën: Kurrë s’ka folur njeri kështu, si ky njeri. 47Farisenjtë pra iu përgjigjën atyre: Mos u gënjyet edhe ju? 48Mos i ka besuar atij ndonjë prej të parëve a prej Farisenjve? 49Po kjo turmë që s’di ligjin, janë të mallkuar.

50U thotë atyre Nikodhimi, ai që pati ardhur natën tek ai, i cili ishte një prej atyre: 51Mos e gjykon njeriun ligji ynë, pa e dëgjuar më parë atë, e pa marrë vesh se ç’bën? 52U përgjigjën e i thanë: Mos je edhe ti nga Galilea? Kërko e shih, se profet nga Galilea nuk është ngritur.

12Jisui pra, përsëri u foli atyre, duke thënë, Unë jam drita e botës. Ai që më vjen pas, nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës.

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Pendikostia