/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i Krishtlindjeve

Ungjilli i Krishtlindjeve

 

Ungjilli i Krishtlindjeve

 
Matth:2:1-12

Edhe si lindi Jisui në Betlehem të Judesë, në ditët e mbretit Herod, ja, ca magë nga Lindja erdhën në Jerusalem, 2 duke thënë: Ku është mbreti i Judenjve që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij nga Lindja dhe erdhëm që t’i falemi. 3 Edhe mbreti Herod kur dëgjoi, u drodh edhe bashkë me të edhe gjithë Jerusalemi. 4 Edhe si mblodhi gjithë kryepriftërinjtë edhe shkruesit e popullit, pyeste të merrte vesh prej tyre se ku lind Krishti. 5 Edhe ata i thanë atij: Në Betlehem të Judesë. Sepse kështu është shkruar me anë të profetit: 6 “Edhe ti, Betlehem, dheu i Judesë, aspak nuk je më i vogli ndër të parët e Judesë; sepse prej teje do të dalë një prijës, i cili do të kullosë popullin tim Izrael”. 7 Atëherë Herodi thirri fshehurazi magët, edhe mori vesh me saktësi nga ata kohën e yllit që ishte dukur. 8 Edhe duke i dërguar ata në Betlehem, tha: Shkoni e vëzhgoni mirë për fëmijën, edhe si ta gjeni, të më lajmëroni, që të vij edhe unë e t’i falem atij. 9 Edhe ata si dëgjuan mbretin ikën; edhe ja ylli që kishin parë në Lindje tek shkonte përpara tyre, deri sa erdhi e qëndroi sipër tek ishte fëmija. 10 Edhe ata kur panë yllin, u gëzuan me gëzim fort të madh. 11 Edhe kur erdhën në shtëpi, panë fëmijën bashkë me të ëmën, Marinë, edhe duke rënë përdhe iu falën atij, edhe si hapën thesaret e tyre, i prunë atij dhurata, ar e temjan e miro. 12 Edhe si iu tregua atyre nga Perëndia në ëndërr të mos kthehen tek Herodi, ikën në vendin e tyre nga një tjetër udhë.
 
 
 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Ungjilli i Krishtlindjeve