Ungjilli i te Djeles
Mk.8:34-9:1
34 Edhe si thirri pranë turmën bashkë me nxënësit e tij, u tha atyre: Kush të dojë të vijë pas meje, le të mohojë veten e tij, edhe le të ngrejë kryqin e tij, edhe le të më vijë pas. 35 Sepse kush të dojë të shpëtojë jetën e tij, do ta humbasë; po kush të humbasë jetën e tij për hirin tim dhe të ungjillit, ky do ta shpëtojë. 36 Sepse ç’dobi do të ketë njeriu, në fitoftë gjithë botën, edhe të dëmtojë shpirtin e tij? 37 Apo ç’do të japë njeriu në këmbim të shpirtit të tij? 38 Sepse cilitdo që t’i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në këtë brez kurorëshkelës e mëkatar, edhe Birit të njeriut do t’i vijë turp për atë, kur të vijë në lavdinë e Atit të tij bashkë me engjëjt e shenjtë.
1 Edhe u thoshte atyre: Me të vërtetë po ju them juve, se janë disa prej këtyre që rrinë këtu, që nuk do të ngjërojnë vdekje, deri sa të shohin mbretërinë e Perëndisë të ardhur me fuqi.
Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqipërisë
http://orthodoxalbania.org/
Ungjilli i te Djeles