16 Edhe ja tek i erdhi pranë një njeri, e i tha: Mësues i mirë, ç’të mirë të bëj që të kem jetë të pasosur? 17 Edhe ai i tha: Pse më thua i mirë? Asnjë s’është i mirë, veç një, Perëndia. Po nëse do të hysh në jetë, ruaj urdhërimet. 18 I thotë: Cilat? Edhe Jisui i tha: “Mos vrit; mos shkel kurorën; mos vidh; mos jep dëshmi të rreme; 19 ndero atin dhe nënën”; edhe “Të duash të afërmin tënd si veten tënde”. 20 Djaloshi i thotë: Të gjitha këto i kam ruajtur që në rininë time, çfarë më mungon tjetër? 21 Jisui i tha: Në do të bëhesh i përsosur, shko e shit pasurinë tënde, edhe jepua të varfërve; edhe do të kesh thesar në qiell, edhe eja e ndiqmë pas. 22 Por djaloshi kur dëgjoi këtë fjalë, iku me keqardhje, sepse kishte shumë zotërime.
23 Edhe Jisui u tha nxënësve të tij: Me të vërtetë po ju them juve, se një i pasur mezi do të hyjë në mbretërinë e qiejve. 24 Edhe përsëri po ju them juve: Më lehtë është të shkojë gamilja nëpër vrimën e gjilpërës, se të hyjë i pasuri në mbretërinë e Perëndisë. 25 Edhe nxënësit e tij, kur dëgjuan, habiteshin fort e thoshin: Vallë, cili mund të shpëtojë? 26 Po Jisui hodhi sytë mbi taedhe u tha: Për njerëzit kjo është e pamundur, ndërsa për Perëndinë të gjitha janë të mundshme.