/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i të Djelës

Ungjilli i të Djelës

Ungjilli i të Djelës

 

Llk.4:16-22

16Edhe erdhi në Nazaret, atje ku ishte rritur; edhe sipas zakonit të tij hyri në sinagogë ditën e shtunë, edhe u ngrit të lexojë. 17Edhe iu dha libri i profetit Isaia; dhe si hapi librin gjeti vendin, ku ishte shkruar: 18Fryma e Zotit është mbi mua; prandaj më leu me vaj; më dërgoi t’u ungjillëzoj të varfërve, të shëroj ata që kanë zemrën të thyer, 19t’u predikoj skllevërve liri, edhe të verbërve rihapjen e syve, edhe të dërgoj të shtypurit në liri; të shpall vit të pranuar nga Zoti”.

20Edhe si mbylli librin, ia dha prapë shërbyesit, edhe ndenji; dhe sytë e të gjithëve në sinagogë ishin ngulur mbi të.

21Edhe zuri t’u thoshte atyre se sot u përmbush ky shkrim në veshët tuaj. 22Edhe të gjithë dëshmonin për të, dhe çuditeshin për fjalët e hirit që dilnin prej gojës së tij, dhe thoshin: A nuk është ky i biri i Josifit?

 

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/