Ungjilli i të djelës
(Mattheu 14:14-22)
14 Edhe kur doli Jisui, pa turmë të madhe, edhe iu dhimbs për ta, edhe shëroi të sëmurët e tyre.
15 Edhe si u ngrys, i erdhën pranë nxënësit e tij, e i thanë: Vendi është i shkretë edhe koha tashmë ka shkuar. Lësho turmat, që të shkojnë nëpër fshatrat të blejnë të ngrëna për veten e tyre.
16 Por Jisui u tha atyre: Nuk kanë nevojë të shkojnë. Jepuni ju atyre të hanë.
17 Edhe ata i thonë atij: Nuk kemi këtu veçse pesë bukë dhe dy peshq.
18 Edhe ai tha: M’i sillni mua ato këtu.
19 Edhe urdhëroi turmat të shtrohen mbi bar, edhe mori të pesë bukët e të dy peshqit, edhe ngriti sytë përpjetë në qiejt dhe bekoi; edhe pasi i theu, ua dha bukët nxënësve, edhe nxënësit turmave.
20 Edhe hëngrën të gjithë e u ngopën; edhe ngritën tepricën e copave, dymbëdhjetë kofinë plot.
21 Edhe ata që hëngrën ishin rreth pesë mijë burra, veç grave e fëmijëve.
22 Edhe përnjëherë Jisui i shtrëngoi nxënësit e tij të hyjnë në lundër, edhe të shkojnë përtej më përpara se ai, deri sa të lëshojë turmat.