Ungjilli i të djelës
Llk.10:38-42, 11:27-28
38 Edhe ndodhi që kur ata po shkonin, ai hyri në një fshat; edhe një grua me emrin Marta, e priti atë në shtëpinë e saj.
39 Edhe ajo kishte një motër që quhej Maria, e cila ndenji pranë këmbëve të Jisuit dhe dëgjonte fjalën e tij.
40 Ndërsa Marta mundohej shumë duke shërbyer; edhe pastaj erdhi përpara tij, e tha: Zot, A nuk do të dish se ime motër më la vetëm të shërbej? Thuaji pra asaj të më ndihmojë.
41 Edhe Jisui u përgjigj e i tha: Marta, Marta, kujdesesh e shqetësohesh për shumë punë.
42 Po për një është nevojë, edhe Maria zgjodhi pjesën e mirë, e cila nuk do të merret prej saj.
27 Edhe ndodhi që kur ai po thoshte këto, një grua prej turmës ngriti zërin e i tha atij: Lum barku që të ka mbajtur, edhe gjinjtë që ke thithur.
28 Po ky tha: Por në të vërtetë, të lumur janë ata që dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e ruajnë.