Ungjilli sipas Mattheut
2Mbretëria e qiejve është e ngjashme me një njeri mbret, i cili bëri dasmë për të birin e tij. 3 Edhe dërgoi shërbëtorët e tij të thërresin ata që qenë ftuar në dasmë, por nuk deshën të vijnë. Përsëri dërgoi të tjerë shërbëtorë, 4 duke thënë: Thuajuni atyre që janë ftuar: Ja tek bëra gati drekën time. Demat e mi dhe berrat e ushqyer janëtherur dhe të gjitha janë gati; ejani në dasmë. 5 Po ata përtuan e shkuan, njëri në arën e tij e tjetri në tregtinë e tij. 6 Edhe të tjerët zunë shërbëtorët e atij e i shanë e i vranë.
7 Po mbreti kur dëgjoi u zemërua, edhe dërgoi ushtritë e tij, edhe i prishi ata vrasësit, edhe dogji qytetin e tyre. 8 Atëherë u thotë shërbëtorëve të tij: Dasma është gati, po ata që qenë të ftuar nuk ishin të denjë. 9 Shkoni pra nëpër daljet e udhëve, edhe sa të gjeni, t’i ftoni në dasmë. 10 Edhe ata shërbëtorët dolën nëpër rrugë e mblodhën gjithë sa gjetën, të ligj e të mirë; edhe dasma u mbush me njerëz që rrinin në tryezë. 11 Dhe mbreti kur hyri të shohë ata që rrinin në tryezë, pa atje një njeri që s’kishte veshur rrobë dasme. 12 Edhe i thotë atij: Mik, si hyre këtu pa pasur rrobë dasme? Po ai mbylli gojën. 13 Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: Lidheni atë prej këmbësh e prej duarsh dhe ngrijeni, edhe hidheni në errësirën e jashtme; atje do të jetë të qarët dhe kërcëllitja e dhëmbëve. 14 Sepse shumë veta janë të thirrur, por pak të zgjedhur.
Kisha Orthodhokse
Autoqefale Shqipërisë
http://orthodoxalbania.org/