/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli sipas Mattheut

Ungjilli sipas Mattheut

 

Ungjilli sipas Mattheut
(Mt.8:28-9:1)
28 Edhe kur erdhi ai në anën e përtejme, në vendin e Gjergjesinëve, i dolën përpara dy të demonizuar, që dilnin nga varret, fort të egër, kaq sa s’mund të shkonte njeri nga ajo udhë. 29 Edhe ja tek bërtitën duke thënë: Çfarë ka mes nesh dhe teje, o Jisu, bir i Perëndisë? Erdhe këtu përpara kohës që të na mundosh? 30 Edhe larg atyre ishte një tufë e madhe derrash duke kullotur. 31 Edhe demonët i luteshin atij, duke thënë: Po na nxore që këtej, lërna të shkojmë në tufën e derrave. 32 Edhe u tha atyre: Shkoni. Edhe ata dolën e shkuan në tufën e derrave. Edhe ja gjithë tufa e derrave tek u hodh nga gremina në det, edhe ngordhën në ujërat. 33 Edhe barinjtë ikën e erdhën në qytet, e lajmëruan për të gjitha edhe për sa u ndodhi të demonizuarve. 34 Edhe ja gjithë qyteti tek doli për të takuar Jisuin; edhe kur e panë atë, iu lutën të ikë nga kufijtë e tyre.
 
1Edhe si hyri në lundër, u hodh përtej, e erdhi në qytetin e tij.

 

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/